Lugina e lumit Moselle, Evropa Perëndimore
Kjo luginë është një nga zonat me shumë vreshta kodrinore.

Bryzh, Belgjikë
Një shëtitje përgjatë kanalit në qytetin e vjetër në muzg do ta shndërrojë kullën e kambanës dhe rrethinat në një nuancë marramendëse ari.

Ishulli i Skye, Skoci

Storri është pjesë e një formacioni gjeologjik në këndin verilindor të ishullit të Skye-s, Skoci. Më i madhi i monoliteve quhet “Plaku i Storrit”.

Mikonos, Greqi

Në Mikonos do të gjeni plot pika për të darkuar në ajër të hapur, të shihni perëndimin në lagjen e Venecias së vogël.

Riviera Franceze, Francë
Përgjatë Côte d'Azur, qytezat në kodra, urat e zbukuruara dhe brigjet e kaltër janë pamjet e çdo dite.

San Sebastian, Spanjë
Shijoni peizazhin e San Sebastianit në majë të malit Ulia.

Provinca Yunnan, Kinë
Në Parkun e Pellgut të Dragoit të Zi, mund të zini vende të privilegjuara për të shijuar spektaklin e Maleve me botë të Dragoit Jade.

Venecia, Itali
Pamjet e kanalit dhe vizitat me gondola janë të bollshme gjatë një darke në Osteria Da Fiore.

Big Sur, Kaliforni

Uji mbulon brigjet e Big Sur, siç shihet nga Parku Shtetëror Julia Pfeiffer.

Kerala, Indi
Varka shtëpi përgjatë ujërave të Keralës janë një lundrim i rehatshëm në lartësinë e duhur.

Butan, Azi e Jugut

Një darkë private mund të organizohet në oborrin e Como Uma Paro, në restorantin Bukhari.

Sllovenia Perëndimore, Evropa Qendrore
Kisha e Ngritjes qëndron në një ishull të vogël në Liqenin Bled.

Ishulli Hamilton, Australi

Zhytuni në pamjet panoramike të Queensland nga ishulli Hamilton në agim.

Gadishulli Jukatan, Meksikë

Cenote Ik-Kil, pranë Chichén Itzá, është një nga gropat ku mund të notoni rreth gadishullit.

Kështjella Neuschwanstein

Jo shumë larg prej Hessen-it, shtëpia e vëllezërve Grim, qëndron peizazhi që ka frymëzuar kështjellën e Bukuroshes së Fjetur. Neuschwanstein është shtëpia e mbretit të shekullit të 19-të Ludvig, një ëndërrimtar i famshëm.

Rio de Janeiro, Brazil
Merrni teleferikun nga Mali Bukësheqeri drejt Praia Vermelha, me një ndalesë në Morro da Urca, në të dy drejtimet.

Jukkasjärvi, Suedi

Një kishë e vogël druri i shton një shkundje ngjyrash skenës së bardhësisë prej bore në
Jukkasjärvi.