Rich shiti gjithçka përveç mikeshës së tij feline dhe la punën në mënyrë që të dy të ndërmerrnin një udhëtim jete së bashku. Në shkurt të 2017 –ës, ata ia dolën deri në Australinë e jugut, duke e bërë  Willow-n të vizitonte  zyrtarisht 6 shtete dhe dy territore të Australisë.
 
“Disa njerëz mendojnë se është e çuditshme që udhëtoj me një mace, por  Willow është aq e relaksuar dhe e dashuron mënyrën tonë të re të jetesës.  Willow është e sigurt me një qafore që më lejon ta di gjithmonë ku është”- ka thënë Rich. “Ajo kalon pjesën më të madhe të kohës e pa lidhu dhe është gjithmonë kurioze për të eksploruar rreth kampit tonë. Me një qafore sinjalizuese, jam i qetë se nëse ajo vendos të bëjë ndonjë ngjitje do të jem direkt pas saj”.
 
Ata kanë planifikuar ta vazhdojnë udhëtimin. “Jemi mësuar mirë me jetën në udhëtim dhe i kalojmë ditët në pyje dhe plazhe duke i shijuar. Megjithëse jemi kthyer në shtëpinë tonë nuk ka shenjë që të ndalemi, të paktën jo për tani”, ka thënë Rich.
“Jemi përshtatur me jetën në rrugë dhe e kemi bërë jetën tonë tashmë. Duhet të zgjedhësh se çfarë të bën të lumtur në këtë jetë dhe ndërsa vazhdojmë të ecim, pse duhet të ndalemi?
 
Aventurat e tyre nuk kanë qenë tjetër veçse të hatashme dhe dyshja mezi pret t’i ndajë me botën. Ata kanë një kalendar të përgatitur për t’ju mbajtur të frymëzuar çdo ditë të vitit.
 
Kjo mace e zezë ka udhëtuar më shumë se 50 mijë kilometra rreth Australisë në një furgon me të zotin.
 
“Jam shumë krenar për  Willow-n, ajo është macja që e ka bërë furgonin tim një shtëpi dhe të gjithë Australinë oborrin e saj. Ajo është shoqja më e mirë e udhëtimit”.