Duke gjarpëruar nga Holanda drejt Francës, GR5 —Grande Randonnée, apo “shtegu i madh”— shpesh quhet si një nga ekskursionet  më të bukura më këmbë në botë. Traveler Magazine ka dërguar një fotograf dhe një gazetar për të mbërthyer esencës e shtegut epik të Europës nga Zvicra në Francë. Eksploroni galerinë e fotografive për një shije të vogël të këtij shtegu të mahnitshëm.
 


Drita e mëngjesit thyhet mbi një lëndinë mbushur me lule jashtë strehës i Re Magi në Névache, France. GR5—Grande Randonnée, apo “shtegu i madh”— shkon përmes Alpeve dhe është afro 1500 milje i gjatë, duke kapërcyer nga Holanda, Belgjika, Luksemburgu drejt Francës, për të përfunduar në Nisë. Rruga nga Zvicra drejt Alpeve Franceze është veçanërisht e njohur dhe e bukur.


Mont Blanc pasqyrohet në liqenin Chesérys në Zvicër. Cjapi i alpeve mund të pikaset gjatë kësaj pjese të shtegut. Pamje vetmitare dhe gjithëpërfshirëse janë të disponueshme ndërsa ngjisni GR5.

Fshatrat magjepsës  u ofrojnë alpinistëve pushim nga terreni ndonjëherë sfidues gjatë GR5. Ata priten ngrohtë për qëndrime gjatë natës dhe me ushqim për t’u furnizuar për pjesën tjetër të shtegut. Këtu Mont Tabor shtrihet në sfond pranë Strehës i Re Magi në Nevache, ku sinjalet të drejtojnë udhën.

Kampingjet nën yje janë llastime nën dritë hënë – po aq e shkëlqyeshme sa edhe drita e diellit – dhe me pamje të Rrugës së Qumështit.

Aiguille du Dru ngrihen si kulla në largësi në Chamonix, Francë. Moti varion gjatë GR5 dhe mund të ndryshojë menjëhershëm. Shiu është i zakonshëm, kështu ekskursionistët  mund të përgatiten për një përzierjes të elementëve të motit gjatë rrugës së tyre.

Sallameri vendase, djathë, sallatë dhe turshi i joshin ekskursionistët nga shtegu drejt këtij  restoranti fshehur në Alpet franceze pranë Val d'Isère.

Ekskursionistët pushojnë për të kremtuar perëndimin  dhe për të mbyllur një ditë të gjatë në dishezën nga Kalimi Iseran drejt Bonneval-sur-Arc, Francë.

Hëna ngrihet mbi Aiguille du Midi, Gjilpëra e Mesditës, në masivin e Mont Blanc. Kampingu nën yje i gostit ekskursionistët me pamje të malit vetmitar në mes të alpeve franceze.

*Foto nga Keith Ladzinski
Marrë nga National Geographic