Jo vetëm tulipanë, por edhe koleksione drurësh, degësh, farash të rralla dhe insekte
Kështjella e Pralormos është një nga mburrjet e Italisë. Një kështjellë e mrekullueshme tërheq shumë turistë, çdo vit. E vendosur në Piemonte, pranë Torinos mbi një kodër. Ja dhjetë arsye të vlefshme për të vizituar Kështjellën e Pralormos, që do ju bëjnë të kuptoni rëndësinë dhe madhështinë e kësaj mburrjeje të Piemontes.

1) Stili mesjetar dhe magjia e një epoke thuajse të harruar e bën të duket si një vend i magjepsur që na kthen pas në kohë.

2) Jo të gjithë i dinë origjinat antike të Kështjellës së Pralormos: ndërtesa u ngrit më 1200-ën, kur Danteja shkruante Divina Commedia, një periudhë ku në Itali u themeluan shumë fortesa të ngjashme.

3) Një tjetër motiv i vlefshëm është se në fillim ish ndërtuar si fortesë me një portë që ngrihej, edhe pse tashmë nuk është më e dukshme.

4) Tjetër motiv më se i vlefshëm për të vizituar Kështjellën ePralormos janë festivalet e shumë dhe ngjarjet kulturore që çdo vit mirëpresin kureshtarët dhe turistët nga çdo cep i planetit.

5) Këshillohet të vizitohet gjatë ngjarjes kulturore Messer Tulipano, një manifestim që përsëritet çdo prill, për të marrë pjesë në lulëzimin e 75 mijë tulipanëve narcisë holandezë, Aroma e tulipanëve që mund të ndihet në këtë manifestim do ju mbetet në hundë për një kohë të gjatë, madje nuk do e harroni kurrë.

6) Pikërisht tulipanët bëhen pika e forcëxs së kështjellës me aurën që krijojnë, bashkë me rrugët me pemë dekorative, forma gjeometrike  dhe fantazi të projektit origjinal të
Xavier Kurten, arkitektit që ka ndërtuar kështjellën. 

7) Një tjetër arsye është përmbledhja e lojërave, arteve dhe veshjeve të së shkuarës titulluar “ Si luanin gjyshërit tanë” një përmbledhje që mbahet çdo shtator dhe ku do jetë e mundur të njiheni  me zakonet e shekullit të kaluar.

8) Gjatë manifestimit është e mundur të vizitojë punishten e kukullës Elena që mbretëresha me të njëjtin emër i dhuroi së ëmës së pronarëve aktuale, më shumë se 100 vjet më parë.

 9) Në brendësi të kështjellës është e mundur të marrësh detaje nga shija e vjetër duke shëtitur nëpër sallone, dhoma, kuzhina e kantina. Mes shumë dhomave, mos humbisni pa vizituar sallonin e muzikës, me një gamë të gjerë instrumentesh antikë.


10)Pas një xhiroje në studion e shërbimit dhe në dhomën që mirëpret koleksionin e mrekullueshëm të trenave në miniaturë, do të jetë e mundur edhe të admirohen kopshtet fantastike anglezë, të kuruar me kujdes dhe do e lini veten të përhumbeni në lojërat e pafundme të dritës në rrezet e diellit që lodrojnë me f ijët e barit mes shkëlqimit të lëndinave me ngjyra.