Sipas Daily Mail-it, Nick dhe Lins, një çift në mes të tridhjetave, u bënë nudistë , pasi kishin rezervuar aksidentalisht pak kohë në një sauna krejt nudo. Qysh prej asaj përvoje, ata kanë udhëtuar botën – krejt të zhveshur – duke bërë foto nga aventurat për mediat sociale.

“Çlirimi i të hequrit të rrobave ishte i jashtëzakonshëm, ishte liri e pastër”, ka shpjeguar çifti për blogun e tyre, Naked Wanderings. Ata thonë se puna e tyre e përditshme konsiston në eksplorim dhe gjetjen e ofertave dhe komuniteteve nudistë nëpër botë. Ky udhëtim, shpjegon dyshja, “do na çojë në Europë, Azi, Australi, Zelandë e Re, dy Amerikat dhe kush e di ku tjetër”.

Në postimet ë tjera çifti ka thënë se ndërsa u pëlqen jeta e zhveshur, ata e bëjnë këtë vetëm kur e shohin të arsyeshme, siç mund të jetë një resort nudist, në shtëpi apo diku ku mund të jenë të lirë pa gjykime.
“Nis të mësosh sensacionin e natyrshëm me të cilin nuk ke qenë mësuar por që të bën të ndjehesh mirë”, ka vërejtur çifti virtuoz i nudos. “Ndjesia e të shtririt nudo të bar, ndjesia e shkulmi të erës që kalon nëpër trup, dielli kudo në lëkurë”.
Çifti e ka hapur sitin ndaj kontributorëve për të ndarë historitë e tyre të nudizmit nëpër botë. Megjithëse siç thekson edhe Daily Mail, jo kushdo në komunitetin nudist kalon kaq për bukuri si Nick dhe Linsi.
 
 
Madushan, një 23 vjeçar nga Sri Lanka ka shpjeguar në një postim se nudizmi është ende i ndaluar me ligj.
“Për popullin tonë, nudizmi është diçka krejt seksuale dhe nuk pëlqejnë të shohin njeri në atë mënyrë. Është turp sepse ne e kemi toleruar dikur nudizmin në historinë tonë”, ka shkruar ai. “Edhe arti, si filmat vendas, rrallë shfaq nudizëm, edhe kur e bëjnë kanë gjithnjë tema të debatit të fortë brenda shoqërisë”.


Ndërkohë që projekti i çiftit nudist mund t’ju bëjë të qeshni, duekt se josh të paktën disa , ndërsa çifti ka habitur afro 8 mijë ndjekës në Instagram. Mbase është koha që të gjithë t’i shkojmë pak më afër natyrës me ta.