Mosha juaj ka gjasa të përcaktojë edhe stilin tuaj të udhëtimit, sipas një kërkimi të ri shkencor nga Expedia.
Megjithëse ai përfundim mund të mos duket novator, informacioni i saktë që kompanitë e udhëtimit nxjerrin nga ky studim mund të përcaktojë  edhe llojin e reklamave që do të shihni kur të planifikoni udhëtimin tuaj.
Për shembull, kërkimi i Expedias ka dalë në përfundim se Gjenerata Z ( në këtë rast, kushdo i lindur më 1994 dhe më pas) është grupmosha më aventuriere. Jo vetëm që kanë më shumë gjasa të zgjedhin një destinacion ndërkombëtar për pushime, por kanë më shumë g jasa të zgjedhin edhe akomodime alternative si një kamping apo ndarje shtëpie, etj.
Por ky shpirt aventurier nuk përkthehet në financa: Gjenerata Z është brezi më i prekur nga buxheti (me shumë gjasa për shkak se janë të rinj dhe kanë më pak për të shpenzuar).
Milenialët (mosha 24-35) kanë më shumë gjasa të zgjedhin pushime all-inclusive ku nuk kanë pse planifikojnë asgjë. Ata kanë gjithashtu më shumë gjasa të zgjedhin për të kaluar kohën e tyre të pushimeve jashtë. Ky brez është veçanërisht i synuar nga kompanitë për shkak se kanë llogari të vetat dhe janë më të prekurit nga reklamimet.
Udhëtarët më të moshuar, sidoqoftë janë më rezistues ndaj reklamave. Brezi i Baby Boomers udhëtojnë kryesisht për të vizituar miqtë apo familjen dhe shpesh kanë një destinacion në mendje përpara se të nisin planifikimin e udhëtimit. Megjithatë , kanë më pak kufizime në buxhet.
Ndërsa kompanitë e udhëtimit nuk do të përpiqen të joshin Baby Boomers-at për destinacione të reja me mediat sociale, ato mund të përpiqen t’i shtyjnë drejt përmirsimit nëakomodim apo në klasin e udhëtimit.
Anëtarët e Gjeneratës X ( Mosha 36-55) udhëtojnë më pak se secili grup, ndaj marketuesit duhet të tregohen shumë strategjikë kur përpiqen të mbërthejnë ditët e tyre të pushimeve. Gjenerata X shqetësohet shumë për të kapur një ujdi të mirë, por shpenzojnë më shumë për hotelin. Ata gjithashtu lexojnë përshtypjet dhe do të bëjnë kërkim përpara rezervimit përfundimtar.