Keni harruar diçka ?

Nga nxitimi për të paketuar plaçkat për pushime, ka shumë mundësi që të harroni ndonjë artikull të rëndësishëm . Por mos u frikësoni: Uniqlo e ka zgjidhur këtë punë për ju.
Zinxhiri japonez i shitjeve me pakicë , i njohur për pajisjet e lehtë por të fuqishme ndaj motit të ftohtë Heattech,  po sjell makineri shitjeje në aeroportet e  ShBA-së.
Nuk keni pse të shqetësoheni nëse keni paketuar mjaftueshëm rroba dimri, bluza për përditë apo edhe të brendshme, për udhëtimin tuaj.

E para  makineri Uniqlo u çel më 2 gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Oklandit në Kaliforni. Sipas Quartz, nëntë makineritë e  tjera janë planifikuar të vendosen në aeroporte dhe qendra tregtare nëpër vend si Qendra  Hollywood & Highland në  Los Anxhelos , aeroporti i Hjustonit dhe   Qendra Queens në Nju Jork.
Makineritë do të mbajnë një larmi stilesh dhe ngjyrash artikujsh për  burra dhe gra dhe do e ndryshojnë mallin sipas sezonit dhe nevojave të klientëve. Makineritë aeroportuale pritet të kenë edhe veshjet termike të famshme të markës Heattech, që janë të përsosuras për fluturimet e gjatë e të ftohtë.
Sipas  Wall Street Journal, kompania shpreson të jetë një mënyrë e mirë për të prezantuar brandin e vet një audience të re.