Në  hotelin-fole zogjsh “Segera x Nay Palad”,  klientët mund të përjetojnë se ç’do të thotë të flesh i rehatuar në një fole të ngrohtë zogjsh.
 
I ndërtuar krejtësisht në lartësi, kjo strehë unike është pjesë e  Strehës Segera një shenjtërore prej 60 mijë akrash e jetës së egër në fushat e Laikinias në Kenia, Afrikë. Nay Palad është me dy kate, ndërtuar  me degë të ndërthuruara pemësh natyrore dhe me një platformë kundrimi në majë në mënyrë që të  ftuarit të marrin një pamje prej  360 gradësh të elefantëve dhe gjirafave, ndërsa pinë kafen e mëngjesit.


Brenda Nay Palad janë  të gjithë kushtet  moderne që do të donit nga një hotel luksi. Suita ka një banjë  me ujë të rrjedhshëm ngrohur me panele diellore. Të ftuarit mund të zgjedhin një shtrat dopio brenda në katin e poshtëm ose një akomodim në ajër të pastër në katin e dytë nëse duan të flenë nën yje. Të dy shtretërit sigurisht janë veshur me shtroje luksoze dhe të ngrohura me shishe me ujë të ngrohtë.

Por tërheqja e vërtetë e Nay Palad është prezantimi. Përpara se të ftuarit të merren në hotel, ata kalojnë ditën në një udhëtim loje, duke eksploruar jetën e egër deri në perëndim. Teksa mbërrijnë në hotel, ata përshëndeten me fenerë të këndshëm dhe një darkë  piknik me shampanjë. Foleja e Zogjve është një bashkëpunim mes Segera dhe Nay Palad, që kanë punuar me arkitektin Daniel Pouzet. Rezervimi në këtë strehë idilike nis nga  1150 dollarë nata.