Një fshat i vogël malor i Zvicrës do të vërë në jetë një plan që do e kthejë atë në një hotel gjigant, në mënyrë që të shpëtojë nga zhdukja.
 
Corippo, që ndodhet në kantonin italishtfolës të Ticino-s, ka vetëm 13 banorë dhe për të ndaluar largimin edhe të atyre që kanë mbetur, ka vendosur të ndryshojë format.
 
I ndodhur në 600 metra lartësi nga niveli i detit, më parë ky fshat ka pasur gjallëri në sheshet e tij të vogla, kur aty banonin rreth 300 persona.
 
Kryetari Claudio Scettrini ka vendosur edhe ai të largohet bashkë me familjen, duke bërë që popullsia e Corippo-s të ulet në 10 banorë.
 
Për të shpëtuar fshatin, fondacioni “Corippo 75” po vë në zbatim një projekt turistik. Banesat e gurta, rrugicat e ngushta dhe pamjet e maleve do të shndërrohen në një hotel gjigant që do të quhet “Albergo Corippo” .
 
Restoranti në qendër të fshatit do të bëhet recepsion, ndërsa banesat do të jenë dhomat e hotelit.