Sitet më të kremtuara të UNESCO-s; Romë, Firence, Venecia dhe Bregu i Amalfit nuk kanë nevojë për prezantim. Por sharmi i Italisë shtrihet përtej këtyre vendeve të dukshëm, që janë të ngopur me turistë gjatë gjithë vitit. Ja shtatë vende të trashëgimisë UNESCO më pak të njohur , por që nuk duhen humbur.

 
1. DOLOMITET: NATYRA SUBLIME
Dolomitet janë formime malore në alpet e veriut të Italisë, që shtrihen përgjatë rajonit të Trentino-Alto Adige. Zona ka qenë pjesë e Austrisë deri në Luftën e Dytë Botërore dhe dallohet nga pjesë tjetër e vendit. Nga resortet e klasit botëror në Val Gardena te shtigjet malore për ekskursione, Dolomitet ofrojnë aktivitet për çdo sezon. Madonna di Campiglio, një resort në Dolomitet Brenda, është një bazë e mirë për të eksploruar rajonin.

2. URBINO: NJË QYTET i SHKËLQYER i RILINDJES
Për shumë, termi “Rilindje”, i çon mendimet në Firence, Toskanë dhe Umbria, por gjurmët e lëvizjes kulturore mund të gjenden nëpër të gjithë Italinë. Qyteti i vogël në majë të kodrës i Urbinos – i strehuar mes maleve Apenine dhe detit Adriatik –ka qenë një nga qendrat e rëndësishme kulturore të Rilindjes të Rilindjes në shekullin e 15 –të.
Palazzo Ducale është atraksioni kryesor në qytet, pot një vizitë aty nuk është e plotë pa parë vendlindjen e një prej piktorëve më të famshëm dhe arkitektët e Rilindjes së Lartë, Rafaelit. Brendia është e zhveshur, por origjinale.

3. ALBEROBELLO: NJË FSHAT PËRRALLASH
 Ky qytet magjik është i vendosur mes ullishtave dhe vreshtave piktoreske të Puglia-s. Alberobello u njoh si trashëgimi botërore e Unesco-s më 1996 për kasollet, me çati konike. Historianët nuk janë të sigurt se pse këto kasolle (trulli) janë ndërtuar në këtë mënyrë, por një teori sugjeron se struktura e thjeshtë e murit të thatë është dizajnuar ashtu për t’u çmontuar lehtë në mënyrë për t’i ikur taksave të pronës. Mbi një mijë struktura gëlqerore qëndrojnë nëpër Alberobello dhe janë funksionale si shtëpi dhe dyqane. Piazza del Popolo është pikënisjeje e mirë për të eksploruar qytetin. Gjithashtu konsiderojeni edhe një ndalesë në qytezat mbi kodër si Locorotondo dhe Ostuni. Ky i fundit është i mbushur me shtëpi të lyera me gëlqere dhe ka nofkën La Citta Bianca (Qyteti i Bardhë).

4. MATERA: SHPELLARËT E SASSI
 I vendosur në rajonin jugor italian të Basilicata, Sassi, italisht për “gurë” është pushtuar vazhdimisht nga vendbanime njerëzore prej epokës paleolitike deri më sot. Ky distrikt antik qëndron në buzë të rrëpirës ku shtëpitë, kishat dhe manastiret janë gdhendur në terrenin natyror. Më 1950-ën, kushtet e rrezikshme të jetesës, higjiena e varfër dhe sëmundjes i detyruan banorët të braktisnin Sassi-n. Kushtet e mjera të qytetit dhe atmosfera pashpresë e bëri artistin Carlo Levi të krahasonte Matera me Ferrin e Dantes në librin e tij “Krishti u ndal në Eboli”. Pas një përpjekje të zgjatur për të restauruar qytetin, ish banorët e tij u kthyen në vitet ’80, rinovuan shpellat nën mbikëqyrjen e restauratorëve. U deklaruar trashëgimi botërore më 1993 dhe industria modeste e turizmit, e plotësuar me hotele elegantë në shpella vijoi menjëherë. Peizazhi unik i Materas ka tërhequr regjisorë e producentë, përfshirë edhe Mel Gibsonin, i cili ka xhiruar pjesën më të madhe të filmit “Mundimet e Krishtit” në këtë vend.

5. PIEMONTE: RAJONI I  VERËS
 Në anën perëndimore të Alpeve shtrihet rajoni i verës së Piemontes, që përfshin pesë zona kultimi të vreshtave dhe Kështjellën e Grinzane Cavour. U njoh si vend i trashëgimisë UNESCO për traditën unike dhe antike të verëbërjes në tokat e kultivuara bukur. Përveç një game të gjerë verërash të shijshme, Piemonte është një rajon i shkëlqyer gastronomik që besohet se është edhe vendlindje e lëvizjes së ushqimit të ngadaltë e që inkurajon prodhimin vendas.

6. VICENZA: ARKITEKTURA SPEKTAKOLARE PALLADIANE
 Rajoni i Venetos në Italinë verilindore është rajoni më i larmishëm kulturor. Pjesa më e madhe e turistëve drejtohen nga qyteti pluskues i Venecias apo në qytetin tregtar të Veronës, i bërë i famshëm nga Romeo dhe Zhuljeta i Shekspirit dhe Dy Fisnikët e Veronës. Shumë i hedhin sytë nga qyteti fqinj i Vicenzës, një qytet me art dhe arkitekturë të shkëlqyer. UNESCO e shtoi Vicenzën në vendet e trashëgimisë botërore më 1994 për vilat madhështore krijuar nga arkitekti i Rilindjes së shekullit 16, Andrea Palladio.

7. VAL DI NOTO: I NGRITUR NGA RRËNOJAT
Ndërsa shumë turistë dynden drejt Taorminës dhe Palermos kur janë në Sicili, rajoni i qetë i Val di Notos në juglindje, i bërë popullor nga seriali televiziv italian Inspektor Montalbano, kombinon një skenë moderne gastronomike dhe hotele-butikë të sofistikuar me një elegantë të atmosferës së botës së vjetër.

*National Geographic