Përbërësit
Afro 2 filxhanë miell
2 filxhanë e gjysmë  niseshte
½  lugë  çaji sodë buke
2 lugë çaji pudër pjekjeje 
1 filxhan gjalpë pa kripë, i zbutur 
3/4 filxhan sheqet i bardhë 
3 të verdha veze 
1 lugë çaji rum vaniljeje 
½ lugë çaji  ekstrakt vaniljeje 
½ lugë çaji lëng limoni  
 2 lugë çaji lëkurë limoni e  grirë 
1 (11.5 ounce) kavanoz  dulce de leche (krem karamel)
½  filxhan kokos i pa ëmbëlsuar  i grirë


Përgatitja
Ngroheni më parë  furrën me  175 gradë celsius. Shtroni letër kuzhine në tavë. Përzieni bashkë miellin, niseshtenë, sodën  e bukës  dhe pluhurin për pjekje; i lini mënjanë.
Rrihni gjalpin dhe sheqerin me një mikser elektrik nën jë tas të madh derisa të bëhet i bardhë dhe me shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve një nga një, duke lejuar çdo të verdhë të përzihet në masën e gjalpit përpara se të shtoni tjetrën. Me vezën e  fundit hidhni  rumin e vaniljes, ekstraktin e vaniljes, ekstraktin  e limonit dhe lëkurën e limonit. Përzieni lehtë me lugë duke bërë një brumë të thërrmueshëm. Kur brumi të bëhet mjaft i lidhur, shtypeni duke bërë një top me duar. Mblidheni me letër plastike dhe lëreni të ftohet për 30 minuta deri në një orë.

Hapni brumin duke përdorur sa më pak miell të jetë e mundur, jo shumë të trashë. Brumi do të ketë një konsistencë të pazakontë. Prijeni me një formë ëmbëlsirash rrumbullake. Vazhdoni të shtypni brumin bashkë, hapeni dhe prijeni derisa ta keni përdorur të gjithë. Vendosini ëmbëlsirat në letrat e kuzhinës që i shtruat në fillim.
Piqeni në furrën  e nxehur më parë derisa të piqen, por jo të bëhen kafe, 7 deri në  10 minuta. Hiqini ëmbëlsirat dhe i lini të ftohen. Lyeni pjesën e poshtme të ëmbëlsirës së ftohur me një lugë çaji krem karamel, më pas i bëni sanduiç me një tjetër ëmbëlsirë derisa karameli të dalë nga anët. i lyeni anët me kokosin e grirë.