Një sekret rreth udhëtimit vetëm? Mund të jesh vetëm, por nuk je e vetmja vetmitare. Në fakt ekskursionet solo janë thuajse të zakonshme; afro 24 përqind e udhëtarëve e kanë ndërmarrë në udhëtim relaksi jashtë vendit vitin e kaluar, sipas një studimi të Visa Global Travel Intentions. Ndërsa mund ta rezervosh fluturimin vetëm, të mos njohësh askënd në destinacion natyrshëm të detyron të hapesh ndaj të tjerëve. Në fakt, udhëtarët single duken se ndajnë një kod të pafolur, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke respektuar zakonet e udhëtimit të tjetrit. Qoftë për t’u furnizuar nga një kërkim për vetëzbulim, për të marrë veten nga një traumë personale, apo thjesht duke udhëtuar pa axhendë të koordinuar, buxhet apo ndonjë interes të veçantë me miq e familje, një udhëtim solo mund të jetë çlirues. Për të zbutur çdo trazirë ndërsa fluturoni vetëm, hidhuni një sy këtyre marifeteve që mund të jenë shpëtimtare kur të gjendeni vetëm në rrugë.

Merrni një kartëvizitë hoteli
Sapo të rezervoni, merrni një kartëvizitë apo broshurë me emrin dhe adresën e hotelit (idealja do të ishte edhe një hartë) në të. Nëse humbisni, mund t’i jepni kartën një shoferi taksie, për të gjetur rrugën. Nëse nuk kanë kartëvizitë ,i kërkoni t’ua shkruajnë emrin dhe adresën në letër.

Paketoni pak veshje dhe më pas hiqni edhe tre
Bëni një provë në shtëpi dhe sigurohuni se mund të mbani rehatshëm bagazhin tuaj vetëm. Do të ketë kohë ku do të përballeni me situata të sikletshme, si shkallë për shembull, dhe e fundmit gjë që do të donit është t’i mbani me vështirësi çantat . Asnjë nuk po mban shënime se keni veshur të njëjtën veshje dy (apo edhe tri) ditë radhazi, ndaj paketoni vetëm ato që ju nevojiten vërtet.

Blini një biletë koncerti
Duke qenë se të dëgjuarit muzikë live apo teatër nuk përfshin biseda, është argëtimi perfekt për solot. Shihni kalendarët e shesheve kryesore për të parë nëse ka koncerte apo teatro.

Bashkojuni një turi ecjeje
Të rinjtë vendas në shumë qytete bëjnë ture plotësuese ditore, me donacione opsionale në fund. Natyra e ecjeve paguaj sa mundesh priret të tërheqë udhëtarët solo, duke krijuar mundësi për të hynë në kontakt me aventurierë të ngjashëm, që mezi presin të krijojnë shoqëri për vakte apo për shëtitje.

Lini bakshish të mirë në ditën e Parë
Do qëndroni diku për më shumë se një natë? Gjeni një punonjës që ju vjen në ndihmë dhe tregoni vlerësimin tuaj me një bakshish bujar dhe do të merrni mbrapsht ndihmë sa herë të keni nevojë; një taksi, një rezervim në restorant apo mund edhe t’ju ndihmojë me përkthimin.

I lini  xhevahiret në shtëpi
Nuk ka nevojë të lini përshtypje kur jeni vetëm, ndaj i lini aksesorët firmato dhe bizhuteritë e çmuara në shtëpi. Kjo përfshin gjithashtu aparat fotografik, laptop, telefon dhe gjëra të tjera që mund të mbani zakonisht. Një opsion i mirë: merrni një portofol të vjetër apo një këllëf të vjetër telefoni, në mënyrë që të mos jeni shënjestër për xhepistët.

Mbaj para cash
Edhe pse kartat e kreditit pranohen gjerësisht, nuk ke pse gjendesh pa para kur je vetëm Ndërsa sasia e saktë varet nga niveli i rehatisë personale, ndarja e parave në vende të ndryshme në bagazhet tuaja do të parandalojë vjedhjen e shpejtë.

Merrni vitaminat
Është mjaft e  shëmtuar mjaftueshëm të jesh vetëm dhe  sëmurë në shtrat  kur je në shtëpi, ndaj parandalojeni këtë situatë kur të jeni në rrugë vetëm. Merrini multivitaminat çdo ditë, zink për të forcuar sistemin imunitar dhe i mbani hapet e të ftohtit dhe alergjisë, kështu që nuk keni pse kërkoni një farmaci të huaj kur nuk ndiheni mirë

Pastroni gjithçka
Tregohuni parandalues dhe përdorni peceta antibakteriale në çdo sipërfaqe ku keni kontakt për periudha të gjata kohe, si banjat e avionëve apo të hoteleve.

Hyni në kontakt me komunitetin e udhëtimit
Edhe nëse nuk ju pëlqen të qëndroni në hostele, ngjituni pas vendasve për aktivitete apo për të hyrë në kontakt  komunitete që ndajnë të njëjtët interesa me ju. 

Mësoni gjuhën

Duke mos pasur njeri që flet gjuhën tënde do detyrohesh të zhytesh në dialektet e vendasve edhe sikur për të mësuar disa fraza kyçe. Praktikoni me një aplikacion si Duolingo.

Planifikoni ndalesa për të pushuar
Nëse keni bërë ecje të gjata e rraskapitëse do ju duhen pak kohë për t’u rifreskuar dhe për të marrë fuqi të reja.

Përqafoni #mëvonëgramin
Udhëtimi vetëm mund të rritë atë urgjencë për të postuar vazhdimisht foto dhe për të përditësuar median sociale duke ndarë përvojën. Por Kulla e Londrës nuk do shkojë gjëkundi, as fotot e tua. Jetoni momenti dhe postoni kur të keni përfunduar shëtitjen. #Mëvonëgrami është gjithçka doni, askush nuk e di se në ç’minutë keni qenë aty, veç jush. Plus që duke i vonuar postimet do i parandalojë të panjohurit të dinë vendndodhjen tuaj në atë moment.

Merrni një artikull të rehatshëm
Për ato netët kur do ndiheni vetëm në dhomë, merrni ndonjë gostitje nga shtëpia. Një episod nga seriali i preferuar apo një ëmbëlsirë nga vendi juaj, duke pasur diçka familjare do ju ndihmojë të mos ju marrë malli për shtëpinë.

Mbani veshët hapur
Dëgjo për ndonjë që flet gjuhën tënde. Mund të gjesh turistë si vetja për të këmbyer këshilla praktike ose shkoni te ndonjë vendas për të të ndihmuar në situata të vështira.

Hartoni një plan

Bëni detyrat dhe kini një sens të gjeografisë së përgjithshme, atraksionet kryesore, vendet ku ka ushqim vendas dhe mos blini guidat e fundit të qytetit. Duke qenë se keni vetëm veten për t’u mbështetur, lexoni parashikimet e motit, ngjarjet e veçanta dhe klimën politike për kohën që do të jeni aty në mënyrë që të jeni të informuar dhe të përgatitur për të papriturat.

Gjeni argëtim për vaktet e ngrënies

Të darkosh vetëm mund të jetë pjesa më sfiduese e udhëtimit. Ndërsa ushqimi i rrugës apo ushqimore do ju mbushin barkun, mos e lër stigmën të zërë njërën anë të tavolinës t’ju përjashtojë nga përjetimi i kulturës së restoranteve. Nëse studimi i itinerarit të ditës tjetër apo gjetja e atraksioneve nga broshurat nuk bën dobi, zini një vend në një bar ku mund të shihni baristin të punojë apo një tavolinë nga dritarja ku mund të shihni njerëz që ju kundrojnë teksa hani.