Është shpërthimi më i famshëm  i luleve të qershisë  në të gjithë botën,  tunelet përrallore të jargavanëve në kopshtet Kitakyushu Kawachi Fuji Gardens dhe ja ku është lulëzimi që ndodh në Parkun Hitsujiyama në zonën e Pesë Liqeneve të Fuji-it, me një tapet të gjallë lulesh të purpurta dhe ngjyrë livande. Po jua sjellim magjinë përmes këtyre fotove.

Festival Fuji
Shfaqja më e madhe e luleve është e vendosur në Resortin Fuji Motosuko përreth liqenit
Ryujin-ike Pond, në jug të liqenit Motosu.
Njihuni me lulëzimin
Shibazakura është lulëzim gjithëvjetor me origjinë nga Amerika e Veriut. Deri në fund të majit, do të lulëzojë në lule të vogla rozë, të bardha, të kuqe, ose vjollcë që ngjajnë me lulet e qershisë. Për shkak se është një pimë kacavjerrëse ka emrin japonez “qershi e lëndinës” (shiba-zakura).
Kur të shkosh
Website i Festivalit sugjeron 15 Prillin, por Shibazakura mund të mos arrijë lulëzimin e plotë edhe për disa javë më vonë. Vitet e kaluara, fillimi i Majit ka qenë koha më e mirë për të parë lulet në të gjithë shkëlqimin rozë dhe vjollcë.
Afro një milion lulëzime
Ka një sërë festivale lulesh në zonë, por ky kultivon një numër prej 800 mijë
shibazakura, më shumë se në çdo vend tjetër në rajonin e Tokios.
Bukuria në detaje
Festivali përdor pesë varietete shibazakura për të krijuar dizajnët specifike: dy nuanca të ndryshme roze, vjollcë e lehtë, dy lloje të bardhash dhe petale rozë me  vija të bardha.
Mini Mali Fuji
Ka një version në miniaturë të malit Fuji bërë me shibazakura, ku përfshihen edhe 5 liqenet.
Vish këpucë të rehatshme
Shtigjet mes fushave të lulëzuara janë të përgatitura mirë, por nuk janë shtruar për shkak ët rregullores së parkut kombëtar, ndaj festivali këshillon veshjen e këpucëve për ecje në vend të çdo lloj take.
Koha për vizitë
Është shumë e këshillueshme të shkohet herët në mëngjes , parku hapet në 8 të mëngjesit, por drita e pasdites është shpesh më ideale për foto.
Inkurajohen selfie-t
Por këtë vit, nuk lejohen kafshët.
Si të shkosh atje
Website i festivalit detajon si të shkosh atje me tren, autobus apo makinë dhe lajmëron se rrugët rreth vendit mund të jenë pak të mbushura gjatë sezonit. Është afro dy orë me makinë nga Tokio. Vizitorët inkurajohen të përdorin transportin publik, sa herë është e mundur.