Nëse ke ëndërruar të bredhësh nëpër rrugë me kalldrëme dhe të admirosh artin e mahnitshëm dhe arkitekturën sharmante të Bazelit, viti i ardhshëm mund të jetë koha më e mirë për ta bërë këtë.
Më 2018-ën, qyteti do u ofrojë vizitorëve që kalojnë natën aty një Kartë Bazeli falas, që është e mirë për transport publik falas dhe Wi-Fi, si edhe ulje të mëdha në teatro, ture rreth qytetit dhe të tjera.
 
Ndërsa kartat po financohen nga rritja e taksës së turizmit, kjo rritje është relativisht e vogël 3.5 deri 4  franga zvicerane. Kthimi për udhëtarët që përfitojnë nga ç’ofron i gjithë qytetit do të jetë shumë më i madh sesa një investim.
Udhëtarët do të mund të përfitojnë deri në  50 përqind ulje në shumë oferta kulturore të qytetit, përfshirë teatrot, ture me guidë, kopshti zoologjik, një udhëtim me varkë në Ren dhe në  40 muzetë e Bazelit.
Christoph Bosshardt, kreu i marketingut për Turizmin e Bazelit, ka thënë se një program pilot në verës tregoi se më shumë se 40 përqind e udhëtarët mund ta konsideronin ta zgjatnin edhe më shumë qëndrimin e tyre nëse kishin Kartën e Bazelit.