Valencia, Spanjë
Qyteti-port juglindor i Spanjës është përgjegjës për dy eksporte të mëdha shijeje: paella dhe horchata. Dy krijimet kulinare mund të gjenden ende rreth qytetit. Për një shije tradicionale të horcahta-s, një pije e bërë me qumësht tigernut (bajame toke), zini një karrige në një nga tavolinat me mermer në Horchateria de Santa Caterina, ku muret e dekoruara me pllaka porcelani do ju transportojnë pas në kohë. Porositni horchata-n, ata ofrojnë edhe akullore me horchata dhe farton, një pastë e gjatë dhe e hollë e përsosur për t’u zhytur në horchata.
Provoni ëmbëlsirat në Kopshtet Turia, një park urban që gjarpëron nëpër qytet dhe nën ura si Sena e Parisit. Arsyeja pse parku shtrihet si lumë është për  shkak se ka qenë i tillë, deri gjatë përmbytjes së 1957-ës. Pas saj, lumi u shmang, duke e lënë zonën tokë pjellore për shtigje çiklizmi dhe ecjeje. Udhëtoni drejt “gojës” së ish lumit drejt Muzeut të Artit Futurist të Valencias.  Për dhurata dhe suvenire lundroni drejt Sheshit të Rrumbullakët, ku shitësit bëjnë dantella dhe qeramikë me dorë, si edhe në Tregun Qendror. Afro 1 mijë stenda qëndrojnë në këtë  panair, që ofrojnë djathë, lëngje të freskët, kroketa, bageta si edhe çokollata në formë bagetash. Mos u ndjeni keq nëse nuk do i ruani dot deri në shtëpi.

Tuniz, Tunizi

Pas dy sulmeve terroriste më 2015 –ën, industria e turizmit në kryeqytetin e Tunizisë është dëmtuar rëndë. Por ky qytet magjepsës afrikano verior ka nisur të tërheqë sërish vizitorë.
Për të përjetuar historinë antike të zonës, nisni me rrënojat e mirëmbajtura të Kartagjenës, që datojnë rreth vitit  814 para Krishtit. Kjo qendër port në gjirin e Tunizit evokon Pompein, pa turmat e mëdha. Këti vizitorët shohin infrastrukturën e krijuar nga romakët dhe fenikasit, përshirë edhe banjat e mëdha publike, një amfiteatër dhe varrezat. Fshati aty pranë i Sidi Bou Said ofron një pamje moderne të jetësnë Tunizi. ndërtesat e bardha në stil Santorini me kanate blu dhe bukenvile strehojnë dyqane dhe kafene që mirëpresin vizitorët duke i freskuar nga i nxehti. Lini hapësirë në valixhe për suvenire nga medina qendrore e Tunizit,   një arterie kryesore e tregtisë që gjithashtu është vend i mbrojtur nga UNESCO. Nën rrëmujën e harqeve të mbuluara ka tezga të mbushura me enë balte të bëra vetë, erëza, aroma, llamba qelqi dhe rrugica të punuara.

Kaliari, Sardenjë
Në ishullin italian të Sardenjës, Kaliari është i ndarë më dysh. Seksioni më i ri i qytetit ekziston në nivelin e detit, ndërsa lagja më e vjetër Kështjellë qëndron mbi një kodër që arrihet pas një serie ngjitjesh zigzage shkallësh.
Poshtë në lagjen detare, ecni në bulevardin Largo Carlo Felice drejt Caffe Svizzero për një kapuçino në mes të shandanëve të hekurt dhe harqeve me gurë të Fantazmës së Operas. Ndiqni kafeinën me sheqer aty pranë në Originis. Kjo çokollateri dhe pastiçeri  tundon me gostitje si zemra të mbushura me krem bavareze dhe luleshtrydhe, torta me reçel portokalli, arri dhe bajame dhe çokollate me forma çekiçësh, vidash e bulonësh.
Pak më tutje në veri, Largo Carlo Felice ndërvepron me rrugën e vetme këmbësore të  Via Giuseppe Manno. Dyqanet këtu janë kryesisht zinxhirë italianë, por në fund të rrugës dominohet nga  Bastione di Saint Remy,  një dalje rruge e harkuar drejt Lagjes Kështjellë. Shkallët e dyfishta të ndërtesës të vijojnë në një tarracë me pemë palme ku mund të kundrosh gjirin, si edhe anën mesjetare të qytetit. Ndërtuar 800 vjet më parë, rrugët në Lagjen Castelo janë aq të ngushta sa mbeten në hije edhe kur dielli u bie pingul. Do të gjeni plot dyqane të errëta antike, sheshe të paqta dhe Katedralen Romaneske të Kaliarit dekoruar me mermer.

Trapani,  Sicili

Qyteti bregdetar i Trapanit ndihet si i paprekur nga turistët, radhë rrobat të nderura kornizojnë ballkonet Zhuljetë, qentë flenë në trotuare në diellin e pasdites dhe anët e rrugëve të çojnë në kthinat e qeta përgjatë detit. Zona këmbësore historike e Trapanit është mjaft e vogël sa për t’u eksploruar brenda një dite. Për të kundruar njerëzit parkojeni veten përballë barokut Palazzo Senatorio, mundësisht me një gelato futur në një briosh nga Gelateria Ferlito.
Për ta parë Tapanin nga një perspektivë më e lartë, merrni teleferikun aty pranë apo siç e quajnë vendasin funivia, për një xhiro 10 minutëshe në majë të Malit Erice. Aty do të gjeni qytezën mesjetare të Erice-s, që përfshin Kështjellën e Venusit (Castello di Venere) ndërtuar nga normanët. Bërë me gurë nga një tempull i mëparshëm i Venusit, është e lehtë të dashurohesh me pamjet shkëmbore shumë panoramike të kështjellës dhe kopshtet e kuruar.  Poshtë, në nivelin e detit, mbylleni ditën në Cantina Siciliana me një pjatë busiate al pesto trapanese,  një specialitet vendas me pasta si dredhëza me domate, bajame, vaj ulliri dhe një servirje ekstra me hudhra.

Palma, Majorka
E njohur për perlat, bajamet dhe mega-jahtet, Majorka është një arratisje ishullore me skaje kozmopolite. Kryeqyteti, Palma, i emërtuar për shkak ët bollëkut të pemëve të palmave, është aktualisht një nga qytetet më të mëdha në Spanjë.
Ecni në shëtitoret e harkuara të rrugëve kryesore të psonisjes, Avenue de James III dhe  shijoni tezgat e luleve të freskëta të  Passé de Las Ramblas, një version më i bogël i bulevardit popullor të Barcelonës. Por kur t’ju trokasë uria, dilni nga rrugët kryesore dhe futuni në çdo rrugicë që ju del përpara. Rekomandimi ynë?  El Tunel, i gdhendur nga një hark guri, për tapas, ndjekur nga një Bodega Can Riga e ngrohtë për djathë vendas dhe verë me gotë.
Me të dalë nga qyteti, rrugët kthehen në kopshte të mëdhenj bajamesh, ullinjsh dhe çiçibanozë, që ndërpriten herë pas herë nga ndonjë shtëpi spanjolle me tjegulla. 30 minuta në veri të Palmës është qyteza malore Valldemossa, e ndërtuar rreth manastirit të saj.  Kanate të gjelbra dhe shtëpi guri mbi kodër janë normale këtu dhe në vend të përdorimit të numrit për adresat, ka tjegulla me ngjyra që pikturojnë skena religjioze në çdo shtëpi. Eksperienca e vërtetë fetare këtu janë pastat e dashura të qytezës.  Coca patata (një simite patatesh e mbuluar me sheqer pluhur) dhe gato d'ametlles (tortë bajamesh). Provojini të dyja me një filxhan çokollate të nxehtë në fund të tarracës s Ca'n Molinas, rrethuar nga pemët e portokallit dhe zogjtë që këndojnë.