Peizazhet i japin formë shqisave tona të vendit, e megjithatë Toka ndryshon vazhdimisht. Forcat e vullkanit, erës, ujit, diellit dhe njerëzve, komplotojnë për të shndërruar çfarë është gdhendur në terrenin e njohur për  mijëvjeçarë – duke kthyer shkëmbinj në plazhe, duke gërryer kanionë të gjerë, duke formuar toka të reja me llavën që zien dhe duke ndryshuar rrjedhën shumë lumenjve madhështorë. Në  50 vitet e fundit, shumë vende natyrore skenike nëpër botë janë ndryshuar në mënyrë drastike, për të mos u kthyer më kurrë në gjendjen e tyre të mëparshme. Ato shërbejnë si kujtues se planeti ynë është një vend dinamik dhe i paqëndrueshëm. Shihni disa nga vendet që kemi humbur së fundit d he disa nga vendet e brishta që ende mund t’i vizitoni.

Plazhi Legzira, Marok
Parashutistë, sërfistë, peshkatarë dhe një grusht vizitorësh në dijeni që e kanë frekuentuar plazhin e Legzirës jashtë qytetit të Sidi Ifni në Marok vajtuan kur harku i kuq në det u thërrmua nga pesha e një shkëmbi masiv që i ra përmbi, më  2016-ën. Skuta ngjyrë ndryshku ishte një skenë e famshme perëndimit:  një perëndimi i ngjashëm mudn të gjendjen në grumbujt e kuq të epokës  së dinozaurëve në gjirin Landram në Devon, Angli.

Pisha Xheferi, Parku Kombëtar Josemit

Pisha e rrahur nga erërat në majë  në majë të kupës qiellore të shtegut Josemit, e bërë e famshme nga Ansel Adams, më në fund u këput më 2003-shin. Disa thonë se e vetmja pemë në peizazh ishte një nga më të fotografuarat, duke u shfaqur në imazhe qysh në vitin 1860.

Dritarja e Kaltër, Maltë
U deshën mijëra stuhi për t’i dhënë formë  Dritares së  Kaltër në shkëmbinjtë gëlqerorë në ishullin Gozo të Maltës, por vetëm një u desh ta shkatërronte. Vendi legjendar në Gjirin Duerja ishte një nga atraksionet më popullore natyrore të shtetit ishullor- madje është shfaqur kalimthi edhe në një nga seritë e Game of Thrones- përpara se të rrëzohej në Mars. Për të parë të tjerë harqe  mbresëlënës, drejtohuni në bregun shkëmbor të Etretat në Normandi, Francë. Mund edhe të ecnin në Falaise Aval  kur ka pak baticë.

Deti i Vdekur
Deti tejet i kripur nuk është zhdukur ende, por po tkurret me norma alarmante, nivelet e liqenit kanë rënë me afro një metër çdo vit, në periudhën e fundit. Për shkak se anët e tij kanë lartësinë m e të ulët në Tokës, ndryshimi i linjës së bregut tregon se po arrin nivele të tjerë më të ulët.

Hapi i Hilarit në Malin Everest, Nepal
Maja e Everestit në Nepal u bë pak si e lehtë për t’u mbërritur në maj të 2017 –ës,  kur një shembin masiv afro 60 metra nga maja  u zhduk. Ekspertët mendojnë se  madhështorit “Hapi i Hilarit” – i pagëzuar kështu për     ndër të Sër Edmund Hillary që e quajti një nga tiparet më sfiduese të malit, u trondit nga një tërmet më 2005. Muri Barranco në Malin Kilimanxharo të Tanzanisë ende paraqet një sfidë por më të aksesueshme për të Shtatë Majat

Lumi i Hollë, Kanada
Në Pranverë të këtij viti, i gjithë lumi në territorin  kanadez Jukon  u zhduk brenda një nate. Fajtori ishte tërheqja e një akullnaje masive Kaskawulsh, ujërat e shkrirë të së cilës u shmangën nga Lumi i Hollë për të ushqyer një lumë tjetër. Shkencëtarët e quajtën menjëherë “pirateri lumi” në kohërat moderne. Këto ndryshime po thajnë edhe liqenin më të madh të Jukonit. Mund të shihni liqenin Kluane që tërhiqet nga brigjet e veta përgjatë  autostradës Alaska 1 dhe nga Rezervati i Parkut  Kombëtar të Kluanes.

Plazhi Kaimu, Havai
Rreth 150 shtëpi dhe rëra e famshme e zezë e plazhit humbën nga një rrjedhje me lëvizje të ngadaltë e llavës që rrëmbeu të gjithë fshatin Kalapana në fillim të 1990-ës. Vullkani Kilauea vazhdon të shpërthejë edhe sot dhe ka shtuar më shumë se 500 akra terren  të ri të Ishullit të Madh. Ka mundësi  të shihni zgjatimet e reja  të llavës me turet me varkë që nisen nga Pahoa.

Ishujt Salomon
Ishujt e Paqësorit u përballën me zemëratën e baticës dhe vitin e shkuar pesë prej tyre u gëlltitën nga deti. Ishulli fqinj i Nuatambusë mund të jetë i radhës- banorët janë evakuuar ndërsa ishulli po thërrmohet ngadalë dhe ka humbur thuajse gjysmën e tokës së banuar.

Rafti i akullt Larsen C, Antarktikë
Pas njerëz ia kanë vënë syrin shkëmbinjve akullnajorë të raftit të Larsen C, satelitët kanë vërejtur kur një seksion masiv pluskoi i lirë në Oqeanin Jugor. Shkrirja e ajsbergëve nuk është asgjë e re, por ndryshimet kaq drastike janë padyshim të rralla. Lundrime si National Geographic Explorer  apo National Geographic Orion  ofrojnë pamje spektakolare të kontinentit më dinamik në veprim.

Shkëmbi Elefant, Kanada
Afro 200 tonë shkëmbinj nga formacioni Shkëmbi elefant në Nju Brunsuik  u kthyen pranverën e shkuar në një tufë rrënojash. Pika skenike ka qenë një nga ndalesat më të famshme të udhëtarëve në këto anë.

Pema tunel Sekuojë, Kaliforni
Njëmijë vjeçarja pemë tunel ka qenë një nga shumë pemët e larta që  u prenë në Kaliforni në fund të shekullit  19 për të frymëzuar turizmin natyror. Sekuoja e fundit me një hark ku kalonte rruga ra janarin e shkuar. Tre Pemë të Gjigante në Kaliforni ofrojnë ende përvojën për të kaluar mes tyre dhe  gjenden në qytetin fqinj të Eurekas.

Plaku i Malit, Nju Hempshir
Quajeni kreshtë rëni. Profili i mistershëm në Parkun Shtetëror Frankonia të Nju Hempshirit nuk i ngjan më “Plakut të Malit” megjithëse një strukturë monumentale çeliku e ka ndihmuar në rikrijimin e iluzionit të portretit të tij ( me pak imagjinatë) nga sheshi poshtë.

Parku detar kombëtar i dymbëdhjetë  Apostujve, Australi
Kanë ngelur më pak apostuj nga parku kombëtar. Më 2005 –ën një nga pirgjet në breg u thërrmua në pluhur përpara një familjeje që po e kundronte. Por edhe ajo që ka mbetur nga shkëmbinjtë,  pra shtatë apostujt, nuk janë aq larg zhdukjes.

Pellgjet e sheshta të Silvias, Zelandë e Re
Muret shkëmbore të pellgjeve të sheshta të Silvias, burime natyrore me ujë të ngrohtë përgjatë lumit të ftohët Ljuis, u shkatërruan nga balta. Fatmirësisht të tjerë burime termale si  burimet e nxehtë të Maruias ofrojnë ende zhytje të ngrohtë, pak milje në veri.

Gishti i Zotit, Spanjë
Ciklioni i parë që goditi ishujt Kanarie të Spanjës, 150 vjet më parë formoi  El Dedo de Dios (Gishti i Zotit), një shkëmb në formë gjilpëre që tregon lart nga një dorë shkëmbore.

Lisi strehë, Nju Xhersi
Një nga lisat më të vjetër të Amerikës së Veriut vdiq në një varrezë në Basking Rixh. Pema masive thuhej se dikur i bëri hije gjatë një pikniku Xhorxh Uashingtonit dhe ishte  80 vjeç kur Kolombi u ndal  në Amerikë.

Pema Tenere, Niger
Akacia e vetme, në  Shkretëtirën e Saharës afro 250 milje nga fqinji më i aftër, Pema Tenere u bë një markë vendase më  1930 përpara se të rrëzohej nga një shofer i dehur. Një skulpturë metali qëndron në vend të saj. Një tjetër pemë e rëndësishme në shkretëtirë ka qenë Baobabi i Çampanit, një pemë postë në Bostvana mbushur me shënime dhe shenja nga europianët e parë si David Livingston. Për fat të keq pema u rrëzua më 2016 –ën.