1. Kili
Kili është si një ligament, i izoluar nga pjesa tjetër e Amerikës së Jugut, rrethuar nga Andet  në lindje, Oqeani Paqësor në Perëndim, nga Shkretëtira Atacama në veri dhe bimësia e padepërtueshme e Patagonias në jug. Nga skajet e pangjashme tek kryeqyteti më në modë se kurrë i Santiagos dhe zemra e tij, qytetarët e vendit do të bashkohen më 2018 –ën për të festuar 200 vjet pavarësi. Falë fluturimeve pa ndalim nga Londra dhe Melburni, nuk ka qenë kurrë më e lehtë të kapësh një fluturim drejt Kilit, të marrësh një gotë pisco të athët  dhe të ngresh dolli për kremtimin. 

  2. Koreja e Jugut

Koreja e jugut është një shesh lojërash kompakt i modernitetit aziatik. Fluturimet po rriten në këtë kryeqytet futurist, që në 2017-ën mori një ndryshim të madh me hapjen e  Seoul-lo 7017,  një park i madh me kafene, bare dhe librari përgjatë autostradës  së ngritur që nuk përdorej më. Koreja e Jugut ka përqafuar mikpritjen e Lojërave Olimpike të 2018-ës në
Pyeongchang dhe një linjë e re hekurudhore për trena me shpejtësi të madhe do i gjezdisë udhëtarët përgjatë vendit drejt Lojërave.

3. Portugalia

Portugalia ka lulëzuar prej kohës kur  rrinte në hije prej fqinjës së vet, Spanjës, duke u bërë një skenë qendrore dhe dinamike për artin, kulturën dhe kuzhinën. Një sërë muzesh arti janë hapur në dy vitet e fundit dhe tani po kremtohet një skenë e prodhimit të vogël të birrës dhe shefat e famshëm portugezë por krijojnë një gumëzhimë kulinare nga Lisbona drejt plazheve fantastikë të Algarve ( shtatë restorante të rinj kanë marrë yje Michelin në vitin 2017). Të tjera joshje të Portugalisë janë përballueshmëria e vendit dhe mrekullitë natyrore: Më 2016 –ën, më shumë se 300 plazhe fituan Flamurin Blue dhe u emërtuan dy rezervate të rinj biosfere. Nuk është habi që të gjithë po flasin rreth këtij vendi të vogël buzë detit.

4. Xhibuti
I  pozicionuar për efekt dramatik, vendi vogël i Xhibutit është në proces për t’u ndarë më tresh nga devijimi i   pllakave tektonike. Magma vlon nën koren që po hollohet, shkretëtira alla marsiane përshytjnë avuj nga grykat e vullkaneve dhe brigjet e liqene të zhytur shndritin nga kristalet e mëdha të kripës. Në terma gjeologjikë, ky është vija e finishit të një sprinti. Por në terma humanë, ky është një spektakël  me lëvizje ët ngadalta  - një arsye për të rezervuar një udhëtim, jo për ta anuluar atë! Shtoji kulturën magjepsëse, plazhet e virgjër dhe zhytjen e pabesueshme me peshkaqenët dhe do të keni më shumë arsye për të hipur në avion apo të merrni trenin për të dëshmuar Nënën Natyrë në më të mirën e saj për 2018 –ën.

5. Zelanda e Re
25 vjet më parë, shumë më përpara se të përshtatej për t’i përngjarë mesit të tokës, Zelanda e Re nisi të tërheqë në mënyrë aktive ata që ishin në kërkim të aventurave.  Larmi shtigjesh, Great Walks, inkurajojnë eksplorimin e topografie regjionale të vendit, duke i bërë udhëtarët të përshkojnë disa nga vendet e pashkelura në botë. Një tjetër Great Walk është në ndërtim. Shtegu Paparoa dhe Shtegu Memorial Pike 29, që përkujtojnë 29 minatorët të vrarë më 2010 –ën do të formojnë një shteg madhështor përmes Ishullit ët Jugut dhe bregut të mrekullueshëm perëndimor.

6. Malta
Historia e gjatë e këtij arkipelagu mesdhetar është shumë i dukshëm. Tempujt prehistorikë kurorëzojnë kodrat. fortifikimet e shekullit të 17 –ët rrethojnë bregun dhe një labirint tunelesh – nga katakombet te strehat e sulmit ajror- thellë nëntokë. Pasuritë e vendit kanë qenë aty për shekull, në mos për mijëvjeçarë, por Malta po përjeton momentin e saj. Zukatja e këtij vendi të vogël po njeh  një kreshendo në përgatitjet për përkufizimin e Valetës si Kryeqyteti Europian i Kulturës për 2018 –ën. Prisni festivalet e filmit ndërkombëtar, por dhe barko, si edhe bienalen e artit bashkëkohor. Për të mos përmendur stilin e shtruar të jetës që ka lindur nga afërsia me detin e ngrohtë, plazhet dhe më shumë se 300 ditë me diell në vit.

7. Gjeorgjia
Në këtë kryqëzim të Kaukazit të Jugut, historia nuk është diçka që i përket së shkuarës por informon çdo lëvizje komplekse shahu që Gjeorgjia bën në të tashmen. Mendimtarë avangardë por krenarë për traditën ky është një vend me receta antike të gatuara në tavernat e fshehura kur mjeshtrit e dollive ngrenë gotat me pije alkoolike për të nderuar heronjtë të vjetër  e të rinj. Është aq krenar për rajonin e saj të verës sa zyrtarët e emigracionit në aeroport shpesh i mirëpresin udhëtarët me një shishe vere të kuqe bashkë me pasaportat e tyre të stampuara. Njëqind vjet më parë, Gjeorgjia u deklarua shtet i pavarur në zgjimin e Revolucionit Rus: thjesht një nga shumë arsyer për të ngritur gotat në dolli më 2018 –ën.

8. Mauritius

Ky idil  ishullor  i përsosur për broshura është thjesht i famshëm për detet ngjyrë zefir dhe resortet luksoze, kur argëtimi ujor përfshin zhytjet në shkëmbinjtë koralore, sërfin, kajak në det dhe lundrime në lagunë. Gjatë epokës koloniale, Mauritius është njohur si “Ylli dhe Çelësi i Oqeanit Indian” për pozicionin e tij strategjik. Këto kohë ka më shumë përgatitje në qiellin e thellë blu, me qeverinë që e ka caktuar ishullin si një nyjë për fluturime në kontinentin e Afrikës. Lidhje të reja drejt Mauritiusit përfshihen  Air Mauritius  dhe shërbimi i   KLM –së  nga Amsterdami.  Lavdi të së shkuarës po marrin rëndësi më  2018 –ën, kur ishulli të festojë  50 vjetorin e pavarësisë.

9. Kina
Vendi më i populluar i botës, është i madh, i bukur dhe plot mister e aventura. Qysh prej 2016 –ës. Kina ka hapur rrugë të reja hekurudhore, duke krijuar rrjetin më të madh hekurudhor në planet.  Pallati perandorak i Pekinit, Qyteti i Ndaluar është përmirësuar në vitet e fundit dhe sallonet që më parë ishin të ndaluar tanimë janë të hapur për publikun. Kulla Gargantuan e Shangait i mirëpret vizitorët në tarracën më të lartë të vëzhgimit dhe në fund të 2017-ës, qendra kulturore Design Society ka hapur në qytetin kozmopolit të Shenzhentit, një galeri  në partneritet me Muzeun e Londrës V&A. Kina e shekullit 21 është aty për të qëndruar, ndaj hip në bord të një treni ekspres dhe eksploro këtë Mbretëri të Mesme moderne.

10. Afrikë e Jugut
Plazhe dhe male, jetë e egër dhe verë, dhe të mos harrojmë kulturën e gjallë dhe Kejp Taunin kozmopolit – Afrika e Jugut ka qenë pjesë kohësh një nga shtetet më joshës të botës. Këtë vit shumë nga atraksionet e vendit do të  përforcohet nga “Qindvjetori i Nelson Mandelës 2018: Ji trashëgimia”, një program zyrtar ngjarjesh – disa sportive, disa edukative, të tjera të përkushtuara artit- që synojnë të nderojnë liderin legjendar. Tema është frymëzimi i shoqërive me bazë në vlera, me ekspozita të lidhura me transparencën, shërbimin, respektin, pasionin dhe integritetin. Me më shumë gjëra për të parë dhe norma të favorshme këmbimi që ofrojnë vlera të mëdha, 2018 është një vit fenomenal për të vizituar Afrikën e Jugut.