Ku shkoni për të gjetur pak paqe dhe qetësi?
Bota është një vend i zhurmshëm. Avionët që fluturojnë mbi krye. Trafiku. Tingujt e kolegëve që shtypin në kompjuter dhe bisedojnë rreth thashethemeve më të fundit të zyrës. Ndonjëherë ke vërtet nevojë të arratisesh nga kjo atmosferë.
Ka plot vende të qeta e të parrahura ku mund të shkosh, si ishulli yt privat në mes të pyllit tropikal, larg prej qytetërimit. Por në fakt, një nga vendet më të qeta nga të gjithë është në qytetin e zhurmshëm të Mineapolisit.

Laboratorët Orfield, që e quajnë veten “Vendi më i Qetë në Tokë” është një dhomë e vogël e veshur nga maja në fund me një shkumë rezistente ndaj tingullit. Më 2005 –ën, leximet ishin në lartësinë negative në 2.5 decibelë, që e bënë laboratorin të fitonte një vend në Librin e Rekordeve Botërore Guinness. E fitoi këtë dallim sërish më 2003-shin.
Microsofti e mori titullin më 2015 –ën me një dhomë anekoike ndërtuar në selinë qendroren ë Redmond. Uashington, por fatkeqësisht nuk është i hapur për vizitorët.

Kështu që duhet ë vendosësh për vendin e dytë më të qetë në botë për momentin nëse do të ndjesh tingujt e heshtjes. “E hapim për dy orë në javë dhe të gjithë jashtë nga jashtë zonës. Mund të jetë një grup i vogël prej 10 vetash ose mund të jetë edhe vetëm një” ka thënë pronari i laboratorit, Steve Orflield për Lonely Planet.
Sipas website-it të laboratorit askush nuk lejohet vetëm në dhomë, dhe asnjë grup nuk lejohet të hyjë pa mbikëqyrje. Tarifa e hyrjes është 125 dollarë për person.

Sipas Orfield-it hyrja në dhomë mund të jetë pak çorientuese ose trazuese. “Ajo që dhoma priret të bëjë është të frikësojë njerëzit pasi kur futesh brenda gjithçka bëhet tmerrësisht e qetë. Ndihesh sikur ka një presion në veshë, por në fakt është presioni që ikën prej veshëve tuaj”, ka thënë ai.
Brenda disa minutash, thotë Orflied, vizitorët mund të dëgjojnë tingujt e trupave të tyre, nga kockat që fërkohen me njëra-tjetrën kur lëvizin te rrahjet e zemër dhe tingujt e mushkërive.

Me shumë mundësi nuk është përvojë për çdo njeri. Ofrield ka vërejtur se disa njerëz dalin menjëherë pasi përvoja është “shumë e frikshme”.
Laboratori sidoqoftë, nuk është vetëm për këtë. Orfield e përdor atë për kërkime shkencore sesi heshtja mund të jetë terapeutike për disa lloj çrregullimesh, si autizmi PTSD dhe disa sëmundje mendore.
Më shumë informacion rreth kësaj dhome mund të gjendet në ëebsite-in e Laboratorëve Orfield. Vizitorët mund të rezervojnë nëpërmjet email-it.