Do keni dëgjuar rreth benefiteve të shëndetit në praktikën e mirësisë, sesi mund të forcojë humorin, të ndihmon të trajtoni të tjerët më mirë, të përmirëson shëndetin fizik dhe mban stresin dhe frikën larg. Ja një truk sesi mund të fusësh automatikisht më shumë mirësi në jetën tënde. Shpenzo më shumë para në përvoja dhe më pak në  objekte materiale!

 
 
 
Mendo si ndihesh kur kthehesh në shtëpi pasi ke blerë diçka të re. Mund të thuash: “ky kolltuk i ri është i hatashëm, por ka më pak gjasa të thuash:  “Jam kaq mirënjohës për atë setin e rafteve”. Por, kur kthehesh në shtëpi pas pushimeve, mund të thuash: “Ndihem aq i bekuar që shkova”. Njerëzit thonë gjëra pozitive për sendet që blejnë, por nuk shprehin mirënjohje për të, ose nuk e shprehin aq shpesh sa e bëjnë  për përjetimet e tyre. Një studim i ri tregon se njerëzit jo vetëm shprehim më shumë mirënjohje rreth ngjarjeve apo përjetimeve sesa e bëjnë me objektet. Gjithashtu ka zbuluar se kjo lloj mirënjohje rezulton në sjellje më bujare ndaj të tjerëve. Për të shqyrtuar këto shembuj, studiuesit vëzhguan  vlerësime e  1200 klientëve  online, gjysma për blerje për hir të të bërit ( si vakte në restorant, bileta shfaqjesh apo pushime ) dhe gjysma për blerje për të të pasurit ( si mobilie, bizhuteri dhe veshje). Nuk u befasuan kur gjetën se vlerësime sillnin  më shumë mirënjohje për postimet e së parës sesa të së dytës. Njerëzit pritem të jenë më të frymëzuar për të komentuar rreth ndjenjave  të mirënjohjes kur reflektojnë në udhëtimet që kanë ndërmarrë, vendet që kanë vizituar apo vaktet që kanë ngrënë sesa kur reflektojnë në pajisje, mobilie apo veshje që kanë blerë. 
 
 
 
Studiuesit gjithashtu kryen disa eksperimente me studentë kolegji ose të rritur të rekrutuar nga një database online. Në një eksperiment, 297 pjesëmarrësve iu kërkua të mendonin për një blerje me vlerë mbi 100 dollarë, përjetim ose material. Kur u pyetën sesa mirënjohës ishin për blerjen në një shkallë nga 1 në  9, grupi me përvojat raportoi pikë më të larta ( një mesatare prej 7.36) sesa grupi me blerje materiale ( 6.91).
Në një eksperiment të ngjashëm, pjesëmarrësit gjithashtu thanë se blerjet e përvojave i kishin bërë ata më të lumtur sesa blerjet materiale dhe i përfaqësonin paratë  të shpenzuara më mirë.
Në fund, studiuesit performuan dy ushtrime për të përcaktuar sesi mirënjohja e lidhur me blerjet mund të ndikojë sesi njerëzit sillen me të tjerët. Në të dy, pjesëmarrësve iu kërkuar të mendonin për pak minuta rreth një blerjeje  domethënëse, përvojë ose materiale. Pak minuta më vonë, iu dha një detyrë në dukje pa lidhje për të ndarë 10 dollarë mes vetes dhe një marrësi anonim.
                                                                                    
 
Cili grup ishte më bamirës? Ata që u ngarkuan me kujtimin e një përjetimi e apo ngjarjeje dhanë rreth  1 deri në 2 dollarë më shumë, mesatarisht, sesa grupi material.
Studiuesi Amit Kumar, thotë se kjo lidhje mes mirënjohjes dhe sjelljes altruiste sugjeron se benefitet në konsumin e përvojave aplikojnë jo vetëm ndaj konsumuesve, por edhe atyre përreth tyre.
Nëse politikat publike do të inkurajonin njerëzit të konsumonin përvoja në vend që të shpenzonin para në sende, do të rriste mirënjohjen  dhe lumturinë e tyre dhe do t’i bënin ata më bujarë.
Organizata financuese që sigurojnë këto lloj përvojash si parqe publike, muze  dhe hapësira perfomuese mund të ishin një fillim i mirë, shton ai.
                                                                                 
 
Nëse po kërkon për të shprehur më shumë mirënjohje ndërsa shpenzon kohë me familjen , sheh për dhurata dhe po sheh  axhendën për sezonin e pushimeve mbaj mend këshillat e studiuesve. Gjithçka që duhet të bëjmë është të shpenzojmë më pak në të mira materiale dhe pak më shumë në përvoja.