Divorci është ngjarje stresuese në jetën e njeriut. Sipas shkallës së stresit Holmes-Rahe, e cila  mat ngarkesën e stresit që  mban një person dhe sa gjasa ka të prekë shëndetin fizik, divorci renditet i dyti-direkt pas vdekjes së një bashkëshorti – mes faktorëve më të lartë stresues që një njeri përballon.
Duke marrë në konsideratë këtë, është e rëndësishme për një të divorcuar të kujdeset për veten gjatë kësaj kohe emocionale.

Duke parë këtë trend të fundit, Orchid City and Spa në Britani ka krijuar “Festat e Divorcit” – paketa spa dhe hoteli që u drejtohen grave të  porsadivorcuara për t’u arratisur një fundjavë me miqtë.
 
Sipas kompanisë, paketat zakonisht konsistojnë në mbledhjen e një grupi të mikeshave për një natë a dy me vakte të shijshme, net argëtuese jashtë dhe pak llastim. 

“Sjellja e shoqërisë drejt divorcit po ndryshon dhe njerëzit janë bërë më pranues ndaj tij”, ka thënë në një deklaratë drejtori i menaxhimit Paul Southgate, sipas  Travel Mole. “Festa jonë e re e divorcit  është krijuar për të qenë një thyerje me argëtim në mjediset çlodhëse. Është një mundësi ideale për zonjat single të rilidhen me miqtë, të marrin në konsideratë mundësitë e tyre dhe të argëtohen pak gjatë procesit”.

Southgate ka shtuar se norma e divorcit në  42 % në Britani. Sipas Telegraph-it, megjithatë, norma e divorcit është në rënie. Megjithatë Southgate pret që festat e divorcit të bëhen më popullore dhe ato janë prej kohësh trend në ShBA.

Pavarësisht situatës martesore, një arratisje fundjave me shoqet e ngushta  duket ide e shkëlqyer.