Veza solare, sauna në formën e një veze të artë, ka kënaqur njerëzit në Kiruna të Suedisë për më se një vit. Veza e jashtëzakonshme është krijuar nga Bigert & Bergström dhe është porositur nga kompania Riksbyggen.

 Fasada e vezës nuk është prej ari të vërtetë, sigurisht, por me shtresa të arta pasqyrash. Brendia e vezës është e bërë me dru dhe në qendër të vezës është anatomikisht një sobë në formë zemre bërë me hekur dhe gurë. Brenda ngrohtësisë së vezës mund të rrinë deri në 8 njerëz.

Veza është transportuar drejt Parisit për të qëndruar në Institutin suedez, me shpresë promovimin e dizajnit, arkitekturës dhe modës suedeze, në Francë. Veza është thjesht një ekspozitë të shumë nismave të lëvizjes së Dizajnit Suedez në Pari, krijuar nga Vizito Suedinë.

“Besojmë se veza solare mund të ngrejë ndërgjegjësimin e Suedisë si një komb dizajni”, ka thënë shefi i brendit dhe komunikimi në Vizito Suedinë, Michael Persson Gripkow.
“Veza solare është platformë e mirë për histori rreth dizajnit suedez dhe arkitekturës që mund të përjetohet në Suedi, ku tradita jonë e saunas është një shembull i jetës pranë natyrës”.

Nga 15 nëntori deri më 10 dhjetor, turistët dhe parisianët mund të vizitojnë vezën. Website i ngjarjes inkurajon të ftuarit të “veshin kostumin e banjës dhe të ngrohen pranë një zjarri nga një zemër gjigante përpara se të freskohen sërish në kopsht”.

Diana Orving, një dizajnere suedeze, ka krijuar kimono të veçanta për vizitorët, raporton Lonely Planet. Pas ekspozitës në Paris, veza solare do të kthehet në vendin e saj, në Kiruna.