Ministri italian i transportit ka lajmëruar se Venecia do të ndalojë të gjithë anijet e mëdha lundruese të hyjnë në qendrën e qytetit. Lajmërimi vjen pas vitesh protesta kundër turizmit dhe peticioneve.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se pasagjerët e anijeve turistike nuk do të jenë në gjendje të shohin qytetin. Por duhet t’i qasen pak më ndryshe.
 
Të gjitha nijet që peshojnë më shumë se 55 mijë tonë nuk do të lejohen më në Kanalin Giudecca të Venecias, që i bie shkurt për në sheshin historik të Shën Markos, kështu ka lajmëruar kryebashkiaku Luigi Brugnaro. Anijet më të mëdha duhet të ankorohen në Marghera, një port industrial në veriperëndim të qendrës historike të qytetit.
Qeveria shpreson të implementojë itinerarin e ri brenda katër viteve. Brugnaro ka thënë se vendimi ka qenë tejet pozitiv, pasi ka gjetur një mënyrë për të ekuilibruar shqetësimet mjedisore me punët e krijuara nga industria e lundrimeve, të cilën nuk mund ta përballojmë ta humbim, ka thënë ai. Në një referendum jo zyrtar muajin e kaluar, 99% e venecianëve kanë thënë se anijet e mëdha duhet të ndalohen krejtësisht nga laguna.

Vitin e kaluar, autoritetet veneciane kanë thënë se po merrnin në konsideratë të vendosnin një shifër ditore të numrit të turistëve që mund të hyjnë në qytet, por politikat qeveritare kanë treguar deri më tani një preferencë në rekrutimin e turistëve, sesa në kufizimin e tyre.

Më herët këtë vit, qyteti ndaloi hotelet e rinj në qendrën historike dhe kufizoi numrin e restoranteve që mund të shisnin pizza me copë, qoftë apo tjetër ushqim të shpejtë. Qeveria gjithashtu po promovon atraksione në zona më pak të vizituara të qytetit, duke implementuar politika “vendasit të parët” në taksitë e ujit dhe të instalojë pika kontakti në atraksionet më të famshme.