Pushimet janë një fajtor i dukshëm kur vjen puna te ndarjet. Mbase është stresi i shtuar kur shpenzon shumë kohë me familjen, mënyra sesi pushimet sforcojnë një lloj intimiteti në çiftet që mund të mos jenë gati për të, apo thjesht shënjuesi përfundimtar i fundit të vitit. Sidoqoftë, është zemërthyeri që meriton një udhëtim, veçanërisht një udhëtim ku mund të bashkohesh me shpirtra të ngjashëm. Sigurisht që Horaci tha “qielli, jo gjendja mendore, ndryshon, kur njerëzit arratisen përmes  deteve”. Por Horaci ka vdekur. Ti je gjallë. Zemërthyer dhe i dëshpëruar, por gjallë. Në fund, të udhëtosh nëpër dete në një nga këto destinacionet do të thotë të lotosh në një vend më interesant se apartamenti yt dhe të zbulosh se gelato është shumë më e shijshme se akullorja.



Kështjella  Uinçester, Hempshir, Angli  

Eleonora e Akuitanës ishte shumë përpara kohës së saj, duke marrë në konsideratë që koha e saj ishte në shekullin e 12 –të. Më 1173, ajo bindi tre nga djemtë e saj të revoltoheshin kundër të atit feminist, mbreti  Henri II. Ata nuk patën sukses dhe Eleonora kaloi 15 vite e burgosur në këtë kështjellë. Ajo jetoi më gjatë se Henri dhe u lirua më pas. Kur i biri, Rikard Zemërluani u largua në kryqëzata, ajo sundoi Anglinë në vend të tij. Sot, rikrijimi i kopshtit mesjetar të kështjellës mban emrin e saj. Duke marrë në konsideratë se dashnorja e Henrit  njihej si “trëndafili i botës”, shpresojmë që terreni të jetë i mbushur me tjetër lloj luleje. Nëse shkon atje do të të ndihmojë të kujtosh se do të fitosh në fund.

Muzeu i lidhjeve  të thyera, Zagreb, Kroaci

Më e keqja e një ndarjeje mund të jetë të jetosh mes rrënojave të marrëdhënies. Çfarë duhet të bësh me atletet e saj të vrapit? Po me librat që i donte më shumë? Po gjërat e tjera që duket se nuk ia vlen t’ia kthesh, por as ta bën zemra t’i hedhësh? Do ia dhurosh Muzeut të marrëdhënieve të thyera. Muzeu në Zagreb është i mbushur me ekspozita të dërguara nga njerëz nga e gjithë bota. Ato variojnë nga arushë pelushi që mbajnë tullumbace që shkruajnë “Të dashuroj”d eri te fustanet e nusërisë. Secili send është i shoqëruar nga përshkrimi i pronarit të mëparshëm, ku arushi që shkruan Të dashuroj, shoqërohet me përshkrime “Të dua- Çfarë gënjeshtre! Gënjeshtra, gënjeshtra të mallkuara!


Hotel Angelo Love Hotel, Osaka Japoni

Mbase mënyra më e mirë për të harruar dikë është të gjesh një tjetër. Ky hotel që është shfaqur në dokumentarin “Hoteli i dashurisë” është një nga 30 mijë hotelet japonezë të dashurisë që  kujdesen për fantazinë më të largëta të vizitorëve. Kjo do të thotë dhoma tematike që variojnë nga një  dhomë boksimi te një dhomë kafshësh. Ka gjithashtu të brendshme seksi që mund të vijnë në dhomën tuaj në tuba pneumatikë. Rika, një dominatrikse që punon atje ka përmendur në dokumentar se vizitorët kanë të gjithë një sens të përbashkët vetmie dhe pakënaqësie me jetët e tyre të përditshme”. Do të përshtatesh mirë aty.

Hoteli Zemërthyerje, Memfis, Tenesi

Përkundër pritshmërive, ky hotel nuk është i vendosur në fund të rrugës së Vetmuar, Por është përgjatë rrugës së Grejslandit të Elvis Preslit, kështu që do të dëgjosh ca balada të zemrës vetmitare e askush nuk do të të shohë me keqardhje. Suita ngjyrë çiklaminë “Dashuria që Digjet” mund të jetë një vend i mirë për të djegur letrat e ishit edhe pse mund të hasni vështirësi sepse nuk është kurrë ide e mirë ta bësh këtë në një dhomë hoteli dhe së dyti, ai të ka dërguar vetëm sms. Megjithatë një nga sanduiçet e  preferuar të Elvisit me gjalpë kikiriku dhe banane mund të të ndihmojë të mbushësh zbrazëtinë në bark, nëse nuk të ndihmojnë me zemrën.


Hoteli Akull, Jukkasjärvi, Suedi

Pas vdekjes  së të shoqit më  1710,  Anna Ivanovna  i shkroi qindra letra familjes ku i kërkonte të martohej sërish. Ata refuzuan. Kur u bë Perandoreshë  e Rusisë më 1730, ajo nisi ta bënte sport martesën. Në një pikë, ajo detyroi dy oborrtarë të saj të martoheshin dhe ta bënin natën e dasmës në një pallat që ajo e ndërtoi prej akulli. Fatmirësisht ata nuk vdiqën. Të paktën jo atë natë. Mund të jesh një  i mbijetuar si ata, kur të qëndrosh në Hotelin Akull. Ndërsa fle në një prej shtretërve bërë prej akulli (vijnë me dyshek dhe shtroja gëzofi),  ju ashtu si ai çift mund të rënkoni “pse duhet që fati im romantik të diktohet nga forca përtej kontrollit tim?”. Fakti se ato forca të këqija janë “dëshira e ishit t’ia mbathë me trajneren personale që është 22 vjeç” dhe jo një “perandoreshë ruse”, është me pak rëndësi.

 
Casa di Giulietta (Shtëpia e Zhuljetës), Verona, Itali

Kjo s htëpi daton në shekullin e 13 dhe ka qenë fillisht e  familjes Dell Capello, emri i të cilëve tingëllon pak si “Kapuletë”. Sipas të dhënave, u bë e njohur si Shtëpia e Zhuljetës, siç është  te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta”. Në oborr, njerëzit fërkojnë gjoksine statujës së adoleshentes së  famshme, e pafat në dashuri për më shumë fakt në romancat e tyre. Ka gjithashtu një mur ku vizitorët vendosin shënime dashurie dhe vuajtjeje. Vetëm përpiquni të mos largoheni nga ndonjë çift që ka ardhur aty t’i lexojnë sonete njëri-tjetrit dhe mos i lër të mësojnë sesi mbaron vepra.


Festivali i mblesërisë, Lisdoonvarna, Irlandë

Do të jesh në gjendje të dashurohesh sërish. Pse të mos e bësh këtë me dikë që ka theks seksi irlandez? Festivali i Mblerësisë është zhvilluar në këtë qytet të vogël irlandëz për afro 15 vjet. Tërheq afro 40 mijë njerëz. Sot, mblesi i brezit të tretë Uilli Dali  ndih në bashkimin e çifteve nga e gjhë bota, që vërshojnë në këtë festival.  Uilli pretendon se “A do të martohesh me mua? është e para pyetje që burrat u kërkojnë grave  që ai u prezanton dhe “e kanë me të vërtetë”. Ai mban me vete një libër 150 vjeçar dhe pretendon se po ta prekësh, do të martohesh brenda gjashtë muajve. Gjatë ditës, ata kërcejnë, pinë dhe përzihen në biseda në vende si Bari i Mblesërisë.