Përbërësit
1 Filxhan gjalpë
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
6 lugë sheqer pluhur
2 filxhanë miell I zakonshëm
1 filxhan arra të prera
1/3 filxhan sheqer pluhur për dekorim


Përgatitja

Nxehni përpara furrën me 175 gradë celsius. Në një tas të mesëm, rrihni gjalpin dhe vaniljen derisa të zbuten. Shtoni 6 lugët e sheqerit dhe miellin; hidheni në përzierjen e gjalpit derisa të trazohen bashkë. Përziej edhe arrat e grira. Mblidheni brumin në topa të vegjë dhe vendosini larg njëri tjetrit në një letër kuzhine.  I piqni për 12 minuta në furrën e ngrohur më parë. Kur të ftohen, I rrotulloni në sheqerin pluhur, të  mbetur.