Monedha e ShBA-së mund të jetë klasike, por pak janë ata që mund ta konsiderojnë të gjelbrën e thjeshtë të bukur. Të paktën jo kur krahasohet me monedha të tjera të botës. Të gjitha ato që janë përfshirë në këtë listë ia vlejnë një kornizë edhe një hapësirë në mur.
Ndërsa kartat e kreditit dhe të debitit e bëjnë udhëtimin më të lehtë, më shumë mbrojtje nga xhepistët dhe kriminelët, plus që nuk ka nevojë për llogaritje për të caktuar sesa para në dorë do ju nevojitet, por ka diçka të trishtueshme rreth udhëtarëve që humbasin kartëmonedhat më të bukura. Eksploroni monedhat globale të së shkuarës dhe të së tashmes dhe nisni të bëni koleksionin e parave. Po flasim për atë arkën e kursimeve në formë derrkuci të pushimeve.
                       Honduras, Monedha 2 Lempira
Lempira hondurase e ka marrë emrin prej Lempiras, caqique-s (liderit) të shekullit të 16 –të të indigjenëve Lenca. Ai është i njohur për udhëheqjen e rezistencës vendase kundër pushtuesve spanjollë.

Brazil, Monedha 1,000 Cruzeiro

Emri "Cruziero" është një nyjë në yjësinë e Kryqit Jugor, i njohur nga vendasit si Cruziero do Sul.
 
Izrael, Monedha 1 Shekel
Fjala "shekel" është përdorur fillimisht për të përshkruar një masë drithi, specifikisht elbin, forma e parë e monedhës e përdorur në Izraelin e lashtë.

Ishujt Kuk, Monedha 3 Dollarë

Keni më shumë gjasa ta gjeni monedhën e Zelandës së Re në Ishujt Kuk (vendasit e preferojnë), por mund të përdorni kartëmonedhën tre dollarëshe dhe monedhat në zonë. Të gjithë monedhat shfaqin një ilustrim të jetës tradicionale polineziane.

Afrikë e Jugut, Bankënota 20 Rand

Kjo monedhë zëvendësoi paundin jugafrikan në shkurt  të vitit 1961 dhe qeveria prezantoi një maskotë për të ndihmuar në promovimin e monedhës së re. Ka pasur edhe një muzikë të shoqëruar me këtë maskotë dhe formën e re të monedhës.

Egjipt, Monedha 50 Piastres

Monedhat egjiptiane janë dygjuhëshe- do i gjeni në tekst dhe numra arabë nga një anë dhe nga ana tjetër të përkthyer në anglisht.
   
Zvicër, 100 Franka zvicerane

Monedha shfaq Alberto Giacometti –n, një skulptor, piktor, dizajner, skicues. Monedha është pjesë e serisë së tetë të frangave zvicerane, që shfaqin një sërë artistësh, shkrimtarësh dhe emra të tjerë të shquar me origjinë nga Zvicra.

Australi, Monedha 5 Dollarë
Mbretëresha Elizabetë II është ylli i kësaj monedhe, bashkë me kaçubën e verdhë Moisi (një shkurre e njohur në Australinë perëndimore) dhe Spinebill-in Lindor (ujëra të ëmbla të gjetura në juglindje të Australisë).

Zelandë e Re, monedha 50 Dollarë
Kjo monedhë është përfshirë në emetimin e tretë të kartëmonedhave të Zelandës së Re, qarkulluar fillimisht më 1999. Versioni u krijua të zgjasë katër herë më shumë se e mëparshmja, falë materialit jo poroz. ( nuk thith lëngje). Sir Āpirana Turupa Ngata, një politikan i famshëm zelandez shfaqet në këtë dizajn pranë shtëpisë së dëgjesave Porourangi.

Francë, monedha një mijë franga

Franga u rivlerësua më 1960, duke kthyer 100 frangat ekzistuese në një “nouveau franc." Edhe pas rivlerësimi, njerëzit ende përdornin shumën e frangës së vjetër për të përshkruar një shumë të madhe parash, një mënyrë çorientuese për të përfaqësuar çmimet e lotarisë dhe të tjera sasi të fitueshme parash.

Uzbekistan, monedha 500
“Som” përkthehet “I pastër” në gjuhën kirgize, ujgure dhe uzbeke, tre gjuhë të përdorura në Uzbekistan. Fjala gjithashtu ka kuptimin e “Arit të Pastër”, frymëzimi i përsosur për një monedhë.
 
Argjentina, 5000 Pesos argjentinase

Këto monedha, të njohura si pesos argjentinase, janë përdorur mes 6 qershorit 1983 dhe 14 qershorit 1985. U zëvendësua nga meridionali Ministri i Financës Juan Vital Sourrouille.

Polinezia Franceze, 1000 franga

Kjo kartëmonedhë përshkruan një skenë tipike të Polinezisë franceze dhe është stampuar me emrin e kryeqytetit, Papeete, Ky stampim i qytetit është përdorur për të dalluar monedhën nga ajo e përdorur në Kaledonian e Re që do e zëvendësonte
"Papeete" me "Nouméa."

Gjermani, 20 marka gjermane
Ky dizajn, pjesë e serisë së 1989-ës së markave gjermane, shfaq Annette von Droste-Hülshoff dhe ndërtesat në qytetin e Meersburg-ut. Pena, ahu dhe libri i hapur i referohen veprës së autores "Die Judenbuche," (Ahu i Hebrenjve).

Islanda, 5000 Krona
Króna përkthehet në “kurorë: dhe do e dëgjoni tek vendasit që i referohen si “kurora islandeze” në tregjet e vendit.

Holanda, monedha 50 guilderë holandezë

E para kartëmonedhë holandeze daton më 1814, kjo monedhë e veçantë ka qarkulluar më 1914 dhe sërish më 1929. Ky dizajn i veçantë që u prezantua më 1970-ën, është krijuar nga artisti grafik holandez R.D.E. Oxenaar.