Njëherë me të zbritur nga fluturimi dhe ndodhesh në destinacionin e ri, është e lehtë të tregosh padurim për të dalë menjëherë  në rrugë. Problemi është se nëse ke bagazhe, duhet të presësh që të shfaqet në karusel.
Ata që duan të shijojnë çdo minutë të pushimeve do të duan t’i provojnë këto marifete për të marrë valixhen menjëherë.

Një  nga mënyrat për ta bërë është të pyesni përfaqësuesit në pikën e check in-it të ngjisin një etiketë “fragile”  në çantën tuaj. Çantat e shënuara si delikate zakonisht ngarkohen më vonë dhe dalin përpara çantave të tjera. Megjithatë ndonjëherë këta ngjitës mund të mos vihen re nga stafi.  Një tjetër taktikë është të jesh personi i fundit në check in.
Bagazhet ngarkohen nga fillimi në fun, ndaj nëse ke check-uar i fundit, bagazhet e tua do të jenë të fundit që ngjiten në avion dhe të parët që zbresin.

Dy mënyra të sigurta që garantojnë që bagazhet e tua të arrijnë përpara të tjerëve është ose duke rezervuar një biletë në klasin  e parë apo të biznesit oe duke iu bashkuar klubit të linjës ajrore si klient i rregullt për të përftuar një ngjitës përparësie në bagazhet e tua.