FICO Eataly World Bologna — u hap  për publikun në periferinë jashtë Bolonjës, ditën e djeshme më 15 nëntor. E etiketon veten si “parku  më i madh agro-ushqimor në botë”  dhe synon të mësojë njerëzit se nga vjen ushqimi i tyre, ndërsa e vendos gastronominë më ikonike të Italisë të gjithën nën një çati.
 
Parku prej 25 akrash do t’u tregojë njerëzve sesi ushqimi shkon “nga ferma te piruni” duke nisur me  fushat e hapura dh stallat. Më shumë se 200 kafshë dhe 2 mijë lloje bimësh do të jetojnë në park. Do të ketë gjithashtu 45 restorante të ndryshëm, tratori dhe kioska, me ushqim nga e gjithë Italia.
 
Vizitorët mund të bëjnë xhiro nëpër 40 punishtet e ushqimit për të mësuar sesi prodhohen  mishi, peshku, djathi, pasta, vaji, birra dhe ëmbëlsirat. Është e mundur gjithashtu të marrësh pjesë në leksionet e përditshme dhe ngjarjet  si  gjuetia e tartufëve apo demonstrimet e fotografive të ushqimit. “Edukimi është thelbësor për të gjithë nismën.
 
Por gjithashtu ka të bëjë me argëtimin, ngrënien, psonisjen”, ka thënë Oscar Farinetti, themeluesi i  Eataly.
Por sigurisht që nuk është park pa atraksione. Do të ketë gjashtë xhiro të ndryshme dedikuar elementëve të  Eataly-së : zjarri, toka kafshët, të mirat në shishe dhe e ardhmja.


Hyrja në park do të jetë e lirë, por vizitorët do të duhet të paguajnë për të marrë pjesë në leksione apo në turet e parkut me një guidë biodiversiteti. Hapja e parkut tematik?  Një tjetër arsye pse Italia është më e mirë në nëntor.