Arratisje në ishull
Ishulli Vamizi me formë kreshendoje ndodhet në Arkipelagun Quirimbas, një zinxhir prej  32 ishujsh koralorë që shtrihen në 125 milje përgjatë bregut të veriut të Mozambikut.

Drejt tregut
Çdo mëngjes përpara agimit,  gratë shitëse presin për gjahun e ditës për të mbërritur në plazhin Chibuene, e më pas ta çojnë peshkun në treg për ta shitur.

Lojërat e tregut
Njerëzit luajnë shah në tregun vendas  të Vilankulos,  mbushur me njerëz në qendër të qytetit dhe I hapur nga lindja e diellit deri në muzg.

Pula në shitje
Një burrë  rrugës për në treg për të shitur pula,  ndalet të përshëndesë  një mik në Vilankulo.

Safari me kuaj
Susannah Warren dhe Charlotte Levens, vullnetare në Safarin e Kuajve në Mozambik, ushtrojnë kafshët në ujërat e Ishullit Benguerra.

Hotel Dona Ana
Ndërtuar më 1960-ën, hoteli i stilit art deco në Vilankulo u shkatërrua krejt gjatë luftës së dhunshme civile. U restaurua së fundi me një pamje si South Beach në Majemi.

 
Dizajnet e rërës
Vizitorët kundrojnë pamjet e ultësirave ranore, ekspozuar nga batiza dhe dunat që krijojnë dizajne në bregun jugor të Mozambikut.
 
I nxehti i ishullit
Pjata picante kombëtare camaron piri-piri, apo karkaleca në salcë me piper, serviret në hotelin Casa Rex.

Dhow chow
Safari dhow drejt Magaruque përfshin një drekë me ushqim të freskët deti përgatitur nga një shef në ekuipazh, servirur direkt në plazh.