Me një natyrë mbresëlënëse, arkitektura magjepsëse dhe një bregdet të gjatë të Adriatikut ka plot për të parë në vendin spektakolar. Për të mos trokitur në Dubrovnik me rrugët e mermerta, muret e shekullit të  16, tjegullat e kuqe dhe një vendndodhje e klasit të parë duke fituar nofkën “Perla e Adriatikut” , shtoji këtu që është edhe sit i trashëgimisë së  Unesco-s. Por nëse e quan të plotësuar Kroacinë në listën tënde të destinacioneve pasi ke vizituar Dubrovnikun, po humbet shumë. Ja pesë thesare për t’u zbuluar!


HVAR
Në mes të verës është çmenduri në isull me turmat të njerëzve që dashurojnë festat në klubet e natës, ndërsa jahtet e tyre kanë mbushur limanin. Por vizitoje në sezonin e vjeshtës ku ishulli i kthehet vetes mesjetare e të mistershme dhe mund të eksplorosh qoshet e qeta dhe gjiret me rërë në paqe.

PLITVICE
Kudo ku sheh në parkun kombëtar të liqeneve,  ujërat në jeshile mente dhe blu elektrike  përmbysen, gurgullojnë, derdhen,  shkumëzojnë, përplasen. Trotuarët e drunjtë gjarpërojnë rreth dhe përmes ujëvarave, rrëkeve, shpellave dhe liqeneve të ndërlidhur formuar nga ndërtimi gradual i karbonatit të kalciumit qysh prej epokës mesozoike. Shumë filma western italianë dhe gjermanë janë filmuar në Plivitce (peizazhi kishte qëllim të dukej si Perëndimi Amerikan, të paktën për sytë e europianëve).

ZAGREB
Kryeqyteti kroat ndihet si në kampus i madh, pasi është shtëpi e  65 mijë studentëve në Universitetin e Zagrebit, themeluar nga Perandori dhe Mbreti Leopold i I i Habsburgëve më 1669. Makinat ndalohen në disa zona duke u lejuar kafeneve të shpërndahen në rrugë dhe klasa krijuese të përftojë nga hapësirat e gjalla. Teatro, tregje fermerësh, skulptura publike (kërko për një Nikola Tesla të mendueshëm), futboll, muzikë në rrugë-gjithçka e gjen aty.

ZADAR
Hyr në qytetin e vjetër në muzg përmes derës pompoze të shekullit të 16,  një hyrje e madhe për qytetin e ndërtuar nga venedikasit dhe zbukuruar me luanin e tyre tipik me krahë, një simbol i Shën Markut. Endu nëpër rrugicat labirinte me gurë të mbushur me dyqane moderne, restorante dhe njerëz dhe lumturisht pa makina.


SPLIT
Kur Perandori Romak Diokleciani vendosi të  tërhiqen në fillim të shekullit të katërt, ndërtoi një pallat gjigant në bregun dalmat, një kompleks që ishte në fakt vilë dhe garnizon ushtarak. Unesco e përshkruan pallatin që tashmë formon qendrën e Splitit modern,  si një nga  ndërtesat më të famshme dhe integrale arkitekturore dhe kulturore në bregun kroat të Adriatikut.