8. Parfum
Shmang parfumet e rëndë për hir të pasagjerëve. Një numër i konsiderueshëm i konsideron produktet me aromë irrituese dhe disa mund  të kenë alergji apo astmë gjatë fluturimit.

7. Rroba të ngushta
Shmangini, sidomos kur keni udhëtime  më të gjatë se katër orë. Njerëzit që fluturojnë gjatë rrezikojnë tromboza të venave. Për ta parandaluar, mbaj çorape speciale dhe vish rroba të gjera e të rehatshme, si edhe ec sa herë të jepet mundësia.

6. Artikuj të ndërlikuar.
Banjat në avionë janë të ngushta. Nëse ke veshur kominoshe, do e keni të vështirë ta hiqni. Rrobat me shumë kopsa e zinxhir nuk jua bënë fluturimin të rehatshëm.

5. Rroba apo aksesorë metalikë
Këpucët me zbukurime metali apo stolitë metalike do jua ngadalësojnë përparimin në kontroll, Disa pulovra me shkëlqim kanë fije metalike të thurura në to. Nëse është e lehtë të heqësh këpucët, mund të mos jetë e tillë heqja e pulovrit.

4. Veshjet e verës
Edhe kur udhëton drejt një shteti të ngrohtë dhe tundohesh për të zgjedhur nj veshje verore për fluturimin, mos harro se në avion temperaturat mund të jenë të ulëta. Është thelbësore të kesh disa shtresa me vete, për një udhëtim të rehatshëm.

3. Lente kontakti
Në avion lagështia bie nën 20%, që i bën lentet të thahen dhe të acarojnë sytë. Nëse ke fluturim të gjatë, rekomandohet t’i heqsh lentet, sidomos nëse do flesh.

2. Taka të larta
Kontrolli në aeroport do të të kërkojë të heqësh këpucët. Jo vetëm që mund të quhen artikull i ndaluar, për  shkak të bazës metalike që ndezin alarmin. Askush nuk do të ecë zbathur në dyshemenë e aeroportit. Për më tepër këmbët mund  t’ju enjten gjatë fluturimit, ndaj këpucët e ngushta duhen shmangur.

1. T-shirt me tekste fyese  
Nuk do e  besoni, por ka njerëz që janë ndaluar nga një avion për shkak të mënyrës si janë veshur. Arsyeja mund të jetë e shumëfishtë: fustan dekolte, pantallona të varura,  shumë lëkurë e zbuluar,  një bluzë me mesazh fyes, këmbë t zbathura e deri te   streçet. Disa nga këto vendime mund të jenë të debatueshme, përpiquni të tregoheni të arsyeshëm  kur zgjidhni veshjet.

Bonus
Edhe nëse je yll dhe ndjek rregullat, mund të ndalesh nga kontrolli. Kjo i ka ndodhur
Kim Kardashian në  LA.