Ndërtuar në rrënojat e qytetit të lashtë aztek të Tenochtitlan, qyteti i Meksikës është nga më të vjetrit dhe më të mëdhenjtë në të dy Amerikat. Arkitektura koloniale, veprat ikonike të artit, kuzhina pikante dhe trashëgimia e pasur kulturore u ofrojnë vizitorëve larmi të pafundme aktivitetesh që do të kënaqnin çdo oreks.

CENTRO HISTÓRICO: Qyteti i Pallateve
Aztekët e ndërtuan perandorinë e tyre në liqenin Texcoco në Luginën e Meksikës, një qytet ishullor i lidhur me kanale dhe i mbrojtur nga fortesa. Kur pushtuesit spanjollë erdhën në  Tenochtitlan në shekullin e 16 shkatërruan ishullin, thanë liqenit dhe ndërtuan “qytetin e pallateve” mbi rrënojat. E shkuara dhe e tashmja shkrihen bashkë në Qendrën Historike prej 10 akrash të qytetit të Meksikës; muzetë, katedralet dhe tempujt zbulojnë të shkuarën.


XOCHIMILCO: Aty ku rriten lulet
Në jug të qytetit të Meksikës, një rrjet kanalesh gjarpërojnë përmes një sërë ishujsh të bërë nga njeriu në Xochimilco, të ashtuquajturën “Venecia e Botës së Re”.
Xochimilco, që do të thotë “aty ku rriten lulet” është emërtuar kështu për chinampas apo kopshtet pluskuese. Fermerët ndërtuan trungje pluskuese mbi liqen, i mbushën me baltë dhe kultivuan fruta, perime de lule direkt në ujë. Me kohë, kopshtet hodhën rrënjë dhe u bënë ishuj.

TEOTIHUACAN: Qyteti i Zotave
Meksiko mburret me më shumë site në UNESCO se çdo vend tjetër në Amerikat, siç është siti i lashtë arkeologjik Teotihuacan, 45 minuta në verilindje të qytetit të Meksikës.
I rreshtuar në Bulevardin e të Vdekurve, tempulli monumental i Quetzalcoatl dhe Piramidat e Diellit dhe të Hënës shtrihen përqark luginës në dizajnë gjeometrike, një model urbanizimi dhe planifikimi i qytetit që ka udhëhequr kulturat pasardhëse.

                                                                                          
ART: Nga Mesoamerika drejt Meksikës moderne
Qyteti i Meksikës ka më shumë se 150 muze dhe galeri. Muzeu Soumaya u krijuar nga arkitekti Fernando Romero dhe është një nga më të vizituarit në Meksikë. Strehon një koleksion prej më shumë se 66 mijë veprash që shtrihen në 3 mijë vite, përfshi Mesoamerikën parahispanike, arti meksikan i shekullit 19 dhe 20 dhe veprat e mjeshtërve europianë si  Auguste Rodin, Salvador Dalí, Pablo Picasso dhe Vincent van Gogh. Palacio de Bellas Artes është një vepër magjepsëse e shekullit 20 vendosur në Centro Histórico.


BOSQUE DE CHAPULTEPEC: Një oaz në ajër të hapur
Në më shumë se 1600 akre, Chapultepec është parku më i madh i qytetit dhe shtëpi e një sërë sitësh historike të rëndësishëm. Pranë hyrjes së madhe të parkut është monumenti i Heronjve të rinj, që nderon gjashtë kadetë që refuzuan të dorëzohen në betejën e Chapultepec më 1847 gjatë luftës Meksikano-Amerikane. Ndiq rrugën për në majën e kodrës që sheh nga qytetit ku kështjella e Chapultepec strehon muzeun kombëtar të historisë.


COYOACÁN: Vendi i kojotave
Një nga lagjet magjike, Coyoacán ka rrugica me kalldrëme, kisha koloniale dhe tregje të vegjël që transportojnë vizitorët pas nëkohë.  Sheshi kryesor, Jardín Centenario ka një shatërvan që nderon një kojotë, kafsha që i ka dhënë emrin Coyoacán, “vendi i kojotave,” . Nga sheshi, katedralja e shekullit të 16, San Juan Bautista ngjitet në qiell, ndërsa shitësit tregtojnë lodra dhe ushqime jashtë. Uluni për pak ushqime klasike meksikane Los Danzantes dhe shijoni skenën.


KUZHINA: Bëhuni pikantë
Pesëdhjetë kuzhina krahinore nga i gjithë vendi gjendet në qytetin e Meksikës. Kur nuk po shijoni ushqimet, qyteti ofron opsione elegante për darkat me çmime modeste. Doni të shijoni pak nga gjithçka? Turi i Ushqimit Meksikan ofron një gamë turesh gastronomike dhe kursesh gatimi.


DÍA DE LOS MUERTOS: Një traditë antike
Çdo vit nga fundi i Tetorit deri në fillim të Nëntorit, njerëzit nga e gjithë Meksika kremtojnë traditat parahisspanike të Día de los Muertos, apo Ditës së të Vdekurve.
Në qytet, alebrijes në nuanca neoni, skulpturat e bishave të përrallave vijëzojnë rrugët në spërkatje ngjyrash. Ofrendas apo ofertat ndaj të dashurve të vdekur mund të shihen përmes shtëpive, varrezave dhe hapësirave publike nëpër qytet. Këta altarë shpesh janë të varura në kumakë, kafka sheqeri, foto, ushqim dhe pije, dhurata për të mirëpritur të vdekurit në mbretërinë e të gjallëve.

TEMPLO MAYOR: Rrënojat azteke
Nën qytet shtrihen rrënojat e kryeqytetit aztek të Tenochtitlan dhe qendra e tij ka qenë Templo Mayor. Në mes të shekullit 20 një sit fetar u zbulua nën katedralen metropolitane dhe u gërmua nga arkeologët në mes të viteve ’70. Vizitorët mund të shohin piramidat, platformat ceremoniale dhe tempujt kryesorë të kompleksit dedikuar zotave të luftës dhe shiut.
Muzeu i Templo Mayor shfaq shumë nga artefaktet e epikës, që vazhdojnë të zbulohen si thikat obisdiane, poçet e baltës, maskat, kafkat dhe urnat.

PUEBLA: Një udhëtim një ditor
Vetëm dy orë në jug të qytetit të Meksikës, qyteza koloniale e Pueblas qëndron në këmbët e vullkanit Popocatépetl. Qendra magjepsëse historike një sit i Unescos, ka ruajtur katedralet baroke, pallatet dhe azulejos (shtëpitë me tjegulla) që datojnë në shekulli e 16. Në mbrëmje Zócalo zhurmo me jetë, muzikë dhe ushqim në ndërtesat pastel dhe kishat ndriçojnë në qiellin e natës.