Europa tërheq më shumë turistë ndërkombëtarë se çdo rajon tjetër në botë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Turizmin Botëror . Shifra mbresëlënëse prej 616 milionë njerëzish që ka vizituar kontinentin vitin e kaluar është përballur me zgjedhjen e vështirë të dhjetëra destinacioneve, secili ofron histori nxitëse, nivele të larmishme krijuese dhe peizazhe legjendare. Franca ka joshur turistët më të shumtë deri tani, por cili është vendi i fundit?  Duke qëndruar mbi një shkëmb  dhe rrethuar nga Italia, shteti mikroskopik i San Marinos mban titullin e vendit më pak të vizituar në Evropë, vetëm një pikë në hartë me vetëm 23.6 milje katrorë.
Themeluar në shekullin e katërt dhe një nga republikat më të vjetra të botës, San Marino i ka mbijetuar nga koha kur qytet-shtetet lulëzuan nëpër Europë- një fazë kritike për zhvillimin e modeleve demokratike në glob. Enduni nëpër kryeqytetin pa makina të quajtur gjithashtu San Marino, një sit i mbrojtur nga UNESCO me një dizajn mesjetar që theksohen nga tri fortesa pompoze që qëndrojnë si dëshmi i së shkuarës së trazuar.
Ja pse udhëtarët duhet të vizitojnë këtë mikroshtet jashtë radarit të tyre.

Për peizazhe epike
Mali Titano, pjesë e Apenineve, sundon peizazhin e San Marinos rrethuar nga Italia me pamje të qarta gjatë gjithë rrugës drejt Detit Adriatik. Mund të ulesh në stolat e vjetër prej guri, të shijosh gjelbërimin në horizontin që thyhet nga fshatrat. Merrni teleferikun nga një qytet i quajtur Borgo Maggiore, drejt qendrës historike dhe shijoni Italinë nga çdo kënd.

Për ushqim
Të gjithë rregullat e ushqimit të Italisë së Veriut aplikohen edhe këtë, me një traditë të fortë në bërjen e djathit. Kuzhina  sanmarinase, e rëndë në pasta dhe pjata me mis, balancon të pasurën dhe të freskëtën me përbërësit vendas. Zona është e lodhur shumë me bukën e sheshtë quajtur piada, e ngjashme me piadina-n nga rajoni i afërt Emilia-Romagna. Mos harroni verën: San Marino ka prodhuar verë  për afro dymijë vjet, duke i lënë shishet të vjetrohen në shpellat e zonës për temperaturat optimale.

 Për të pasionuarit pas arkitekturës
Vizitorët enden nëpër kohë në muzeun e gjallë historik të kryeqytetit historik, shtëpi e manastireve të shekullit 14 dhe 16, teatrit të shekullit 18 Titano dhe bazilikës neoklasike ndërtuar në shekullin e 19-të. Pjesa qendrore Palazzo Pubblico evokon   Palazzo Vecchio të Firences në një shkallë më të vogël.

Për psonisësit
Politika pa taksa e  SanMarinos e bën psonisen më të lirë sesa Italia fqinje. Qeramikat moderne të messhekullit mbërthejnë vëmendjen e koleksionuesve, mes stampave të postës krijuar në fund të shekullit 19-të për përdorim vetëm brenda kufijve të shtetit.

Për udhëtarët një ditorë
San Marino mund të mos jetë anëtar i Bashkimit Europian por gëzon kufij të hapur me Italinë për turistët që qëndrojnë më pak se dhjetë ditë. Vendndodhja ideale e bën më të lehtë për udhëtime ditore nga qytete si Firence dhe Bolonja, të dyja të vendosura më pak se tri orë larg.