Përbërësit
1/2 filxhan  supë pule
1 ½ lugë gjelle me rrënjë xhenxhefili të freskët të grirë
3 lugë gjelle salcë soje 
3 lugë gjelle gjalpë kikiriku 
1 1/2 lugë gjelle mjaltë  
 2 lugë çaji pastë me spec djegës 
3 thelpinj hudhër, të grirë  
250 gramë noodles 
1/4 filxhan me qepë jeshile të grira 
¼ filxhan me kikirikë të grirë 

Përgatitja

Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr derisa të ziejë. Shtoni noodlesat dhe i gatuani derisa të zbuten sipas udhëzimeve në ambalazh. i kulloni. Nërkohë kombinoni supën e pulës, xhenxhefilin, salcën e sojës, gjalpin e kikirikut, mjaltin, pastën e specit djegës dhe hudhrat në një tigan. E gatuani në nxehtësi mesatare derisa gjalpi i kikirikut të shkrijë dhe të nxehet. Shtoni noodles-at dhe i trazoni të gatuhen. Dekoroni me qepë jeshile dhe kikirikë.