Pra je në Paris dhe sigurisht do të duash të shohësh spektaklin e dritave çdo natë në Kullën Eiffel.
Ndërsa ulësh nën ndërtesën e famshme mendon me vete “Duhet të shkrep një foto dhe ta ndaj në rrjetet sociale që ta kujtoj përgjithmonë.” Por, prit, mbase nuk duhet.
Përse? Sepse është e jashtëligjshme të bësh foto natën në Kullën Eiffel.
Kështu është. Ato imazhe të Instagramit, albumet e Facebook-ut dhe Snapchat që qarkullojnë nëpër botë duke shfaqur kullën Eifel nën yje janë në fakt të ndaluara me ligj. Siç shpjegon Snopes “fotografitë shqetësuese gjatë natës në Kullën Eifel është dhunim i së drejtës së autorit të artistit”.
Në fakt, seksioni i pyetjeve më të shpeshta të  Société d’Exploitation de la Tour Eiffel (kompania që zotëron dhe vë në punë kullën) lexon: “Pamjet nga Kulla e Eifelit janë pa të drejta autori. Leja dhe të drejtat duhet marë nga Société d’Exploitation de la Tour Eiffel për botimin e fotografive të Kullës së ndriçuar Eiffel.
Siç vëren Snopes, vetë Kulla Eiffel është pronësi publike, që do të thotë se gjatë ditës është e ligjshme të bësh sa foto të duash. Megjithatë, spektakli i dritave në ndërtesë, që janë shtuar në vitin 1985, janë teknikisht pronësi e artistit.
Dritat e kullës Eiffel që vezullojnë dhe ndizen për pesë minuta çdo orë nga muzgu në orën 1 të mëngjesit, janë të ngjitura me ndërtesën duke e bërë virtualisht të pamundur të bësh një foto të ndërtesës pa dritat gjatë shfaqjes magjike.
Mund të bësh një foto të ndërtesës së errët gjatë natës, por ç’të bukur do të kishte?
Nuk është habi që deri tani askush nuk ka shkuar në gjykatë për fotot e kullës apo të dritave gjatë natës. Ndaj vazhdo, thyej rregullat dhe bëje një foto në kullën Eiffel gjatë natës. Vetëm mos thuaj që nuk të lajmëruam nëse ju çojnë në gjykatë.