Harar,Etiopi
Pse të shkosh tani: Do të zbulosh qytetin më befasues në lindje të Afrikës
Fakt interesant: hienat janë mikpritësit e natës në Harar, ku hanë mbetjet e ushqimeve dhe ushqehen nga “njerëzit e hienave”.

Provina Jujuy , Argjentinë
Pse të shkosh tani: Shoqërohuni me super yjet e natyrës
Fakt interesant: bashkësitë e gjahtarëve prehistorikë ( 9000 Para Krishtit deri 400 Pas Krishtit) kanë jetuar në Quebrada de Humahuaca.

Tbilisi, Gjeorgji
Pse të shkosh tani: përjeto magjinë e qytetit të vjetër Tbilisi
Fakt interesant: pushimet perse, arabe, bizantine, osmane, ruse dhe sovjetike kanë ndikuar në arkitekturën e Tbilisit.

Sidnej, Australi
Pse të shkosh tani: Shih pamjen e re të Ndërtesës së Operas.
Fakt interesant: Opera përfshin njëmijë dhoma dhe mbi një milion tjegulla.

Oaxaca, Meksikë
Pse të shkosh tani: Zbulo artin antik të lyerjes natyrale
Fakt interesant: Pjesa më e madhe e tekstileve të këtij vendi janë të thurur me penj ngjyrë vjollcë të lyer me kërmij.

Vjenë, Austri
Pse tani: Kremto lëvizjen artistike të Shkëputjes
Fakt argëtues: Ndërtesa e Shkëputjes së Vjenës strehon kryeveprën masive të Klimtit: Beethoven Frieze.

Oahu, Havai
Pse tani: Mbështet fermerët vendas dhe jetën rurale.
Fakt interesant: Në fermat e bregut verior, miqtë mund të këmbejnë punën për strehim.

Malmo, Suedi
Pse tani: Shijo përbërës globalë
Fakt interesant: Suedezët shijojnë fikan e tyre, apo pushimet e kafes me kanellë

Shtegu i Jordanit
Pse të shkosh: Ecni në një rrugë historike të sapo shënuar si të till.
Fakt interesant: Besohet se Jezui, Moisiu dhe Muhamedi kanë ecur në këtë shteg.

Dublin, Irlandë
Pse tani: Ndihuni si në shtëpi në “fshatin më të madh të Europës”.
Fakt interesant: Një e treta e popullsisë irlandeze janë nën moshën 25 –vjeçare.

Madagaskar
Pse tani: Pikasni lemurët, specie në rrezik në jetën e tyre të egër.
Fakt interesant: Madagaskari u nda nga nënkontinenti Indian afro 88 milionë vite më parë,

Santiago, Kili
Pse të shkosh tani: Shihni ekspozitat e artit urban në ajër të hapur.
Fakt interesant: Lagja e lënë në harresë prej kohësh e San Miguel është shtëpi e Museo
a Cielo Abierto (muzeu në qiell të hapur).

Phnom Penh, Kamboxhia
Pse tani: Sillni në jetë sfondet e ekranit të madh
Fakt interesant: Faltorja e argjentë në Pallatin Mbretëror strejin një statujë me ar dhe diamante të Budës që peshon afro 200 paundë.

Tetouan, Marok
Pse të shkosh: Zbulo artin bashkëkohor maroken
Fakt interesant: E rindërtuar në shekullin e 15 –të, medina e Tetouanit është Maroku në plotësinë e tij.

Parku Seoraksan, Kore e Jugut
Pse të shkosh: Përqafo shpirtin olimpik
Fakt interesant: Parku mburret me Budën e Madh, një sttujë bronzi 108 ton.

Shqipëria
Pse të shkosh: Zhytuni në ujërat e paeksploruara
Fakt interesant: Hoxha ndaloi zhytjen për të parandaluar arratisjen e shqiptarëve.

San Antonio, Teksas
Pse të shkosh: Festo si të ishte 1718.
Fakt interesant: Pesë misionet e San Antonios përbëjnë vendin e parë të Teksasit në Trashëgiminë Botërore.

Labrador, Kanada
Pse të shkosh: vizito parkun e ri kanadez
Fakt interesant: parku prej më shumë se katër mijë milje katrorë është sa përmasa e Xhamajkës.

Friesland, Holandë
Pse të shkosh: Eksploro një kryeqytet të kulturës europiane
Fakt interesant: Friesland është vendlindja e fierljeppen, apo shtyllat e kanalit.

Parku Ruaha, Tanzani
Pse të shkosh: Ndihmo në mbrojtjen e luanëve afrikanë që janë specie në zhdukje
Fakt interesant: popullata e luanit afrikan ka rënë me 90 % në shekullin e fundit.