Fluturimi është një nga format më të sigurta të transportit, por nuk ndihet si e tillë kur godet një turbulencë. Por çfarë që ai “ajër i vrazhdë” që pilotët flasin vazhdimisht? Deri ku konsiderohet normal shqetësimi?
 
                                              Mbaj mend: Turbulenca është normale !
Avionët udhëtojnë në rrjedhën e erës. Në pjesën më të madhe të kohës është e butë, duke e bërë fluturimin të lehtë. Megjithatë, ajri i butë shpesh bëhet i ndryshueshëm, mendo për dallgët në oqean që shkaktojnë avionin të ngrihet, të ulet dhe të lëkundet nëpër qiell. Këto ndryshime të ajrit të vrazhdët shkaktohet nga tre kategori interferencash: termale, kur ajri i ngrohtë ngrihet mbi të freskëtin, mekanike: kur një mal a një strukturë e bërë nga dora e njeriut ndryshon rrjedhën e erës dhe i prerë: që ndodh gjatë kufijve mes dy xhepave të ajrit lëvizës, kur piloti kalon përmes rrymës për të përfituar nga era nga pas. Administrata Federale e Aviacionit thotë se afro 58 fluturues dëmtohen nga turbulencat çdo vit, por duke konsideruar afro tetë milion njerëz që fluturojnë çdo ditë, dëmtimet janë shumë të rralla.

                                               Nuk duhet të shqetësohesh
Megjithëse turbulencat mund të të trembin, avionët janë ndërtuat për të përballuar sasi të mëdha të tyre. Kushtet mund të jenë bezdi dhe të parehatshme, por avioni nuk do të përplaset. Avionët modernët janë ndërtuar për të përballuar çdo gjë nisur nga të ashtuquajturit goditje zogjsh tek goditjet e vetëtimave, i nxehti apo i ftohti ekstrem deri te era më e fortë që mund të përkulë një krahë reaktiv deri në 90 gradë. Ka pak dyshim se një avion i markave të mira mund të përballojë disa turbulenca.

                                                  Pilotët janë gati për ta përballuar
Pilotët e avionëve zakonisht e dinë kur është duke u afruar një turbulencë falë raportimeve të motit. Kur pilotët goditet nga rrymat e ajrit ata lajmërojnë kontrollin e trafikut ajror, si edhe pilotët që janë në drejtim të avionëve të tjerë nëpër të njëjtin shteg fluturimi. Pilotë3t ose mbështetja nga toka shpesh mund të pikasë ajër turbulent në radar ose të shënojnë disa nga modelet e motit dhe të sigurojnë veten dhe pasagjerët për goditjet që po afrohen ose të ulin avionin në një shpejtësi penetruese të turbulencës. Është një lloj turbulencë që askush nuk e sheh të afrohet të quajtur turbulenca në qiell të pastër, që duket sikur vjen nga hiçi në mes të qiellit të kthjellët. Kjo lloj turbulence mund të jetë më e rrezikshmja dhe shfaqja e saj e beftë nuk lë kohë për ekuipazhin fluturues të lajmërojë pasagjerët për t’u rikthyer në sedilje dhe të lidhen me rripin e sigurimit.

                                   Vendos rripin e sigurimit
Çdo vit, afro 58 njerëz në ShBA dëmtohen nga turbulencat ndërsa nuk e kanë lidhur rripin e sigurimit. Disa prej të dëmtuarve janë ekuipazh, që me gjasa kanë qenë duke ecur nëpër avion për të lajmëruar pasagjerët të vendosin rripat. Kur piloti apo ekuipazhi të këshillon të vendosësh rripin kur je i ulur, përpiqen t’ju mbajnë të sigurt në rast turbulencash, që shkakton edhe dëmtimet më të mëdha nga turbulencat. Dhe për ta ditur, pilotët i mbajnë gjithnjë rripat të vendosur.

                                   Turbulencat mund të përkeqësohen
Ndërsa planeti po nxehet për shkak të ngrohjes globale disa shkencëtarë besojnë se turbulenca do të bëhet më e zakonshme dhe e fortë. Një raport i 2013 –ës i botuar në revistën Ndryshimi Klimaterik i Natyrës ka zbuluar se në vitet që vijnë, ndryshimet klimaterike mund të rrisin fuqinë e turbulencave nga 10 në 40 përqind dhe frekuencat e turbulencës mund të kapërcejë nga 0 përqind në 170 përqind, që do ta bëjë shumë të vështirë gjumin në fluturimet transatlantike.
Fatmirësisht shkencëtarët po zhvillojnë softuerë të rinj dhe teknologji me bazë laserësh  që mund të ndihmon në avionët të shmangin turbulencat. Mbaj mend, nëse je fluturues nervoz mund të kontrollosh nëse dot ë ketë turbulenca përpara se të nisesh.