Çdo profesion ka sekretet e veta që nuk duhen ndarë me askënd “jashtë rrethit”. Aviacioni është rrethuar  gjithnjë nga mistere dhe ky fakt e bën edhe më interesant mësimin e sekreteve të brendshme të kësaj sfere.
Ja disa rrëfime nga anëtarë të ekuipazhit nga linja të ndryshme ajrore dhe dëshirojmë t’i ndajjmë me ju përpara se të niseni për udhëtimin e radhës.

16. Është e ndaluar që një pilot të mbajë mjekër
Disa linja ajrore ua ndalojnë pilotëve mbajtjen e mjekrës. Arsye pas kësaj është maska e oksigjenit që duhet të puthitet me fytyrën nëse ndodh një situatë urgjence ( pilotët, si edhe pasagjerët, duhet të vendosin një të tillë). Mjekra mund ta pengojë këtë.

5. Në avion është ftohtë, për hir të shëndetit tuaj
Sipas një kërkimi, ka një lidhje mes temperaturës dhe presionit në avion dhe humbjes të vetëdijes shkaktuar nga hipoksia. Kjo e fundit shkaktohet mund të shkaktohet nga ajri i tejnxehur në kabinë. Kjo është arsyeja që temperatura e ajrit mbahet e freskët. Vishuni ngrohtë për fluturim.

14. Avionët nuk fluturojnë kurrë në vijë të drejtë
Në disa fluturime të gjatë, pasagjerëve u tregohet një hartë me trajektoren e fluturimit. Mund të shhni se avioni nuk fluturon drejt, por me harkime. Ndonjëherë fluturon edhe me zigzage. Kjo sepse toka është sferë ndërsa harta në ekran është e sheshtë. Arsyeja e dytë është se ka kërkesa të veçanta për fluturime, sipas së cilës të gjitha rrugët duhet të jenë gjithnjë pranë aeroporteve në mënyrë që të arrijë një në rast uljeje të detyruar. Kushtet e motit prekin gjithashtu trajektoret.

13.Është mirë të vishni këpucë të forta gjatë fluturimit
Zgjidhni këpuë të forta me shollë solide, sepse në rast të një evakuimi emergjent mund ta gjeni veten me shapka në një pistë të nxehtë ose në ferra me këmbë zbathur.

12.Pilotët dhe dispeçerët jo gjithmonë komunikojnë në mënyrë formale
Ka një traditë që dispeçerët urojnë pilotët për festa. Imagjinoni: një pilot mund të bëjë rreth 4 fluturime në ditë para Krishtlindjes dhe gjatë kësaj kohe afro 2 mijë njerëz e urojnë Gëzuar Festën!
 
11.Një njeri i zakonshëm nuk do të mundet kurrë ta ulë në tokë një avion
Në filma na tregohet shpesh sesi pilotët humbasin shansin për të aterruar një avion për shkak ët kriminelëve. Dhe atëherë një protagonist, një tip i shkathët, nis lojën e tij. Për fat të keq është e pamundur për ta bërë në jetën e vërtetë. Edhe nëse një person është gjeni, është i lidhur me simulues kompjuterikë që përputhet me modelin e vërtetë të avionit, dhe është gati të ndjekë të gjithë udhëzimet nga toka, ka gjasa të dështojë për shkak të një aspekti të thjeshtë: stresit.
 
10. Vonesat e fluturimeve nuk prekin vetëm pasagjerët, por edhe ekuipazhin
Fakti është se ekuipazhi paguhet vetëm për orët e fluturimit. Koha e kaluar në tokë nuk llogaritet. E vetmja gjë që ofrojnë kompanitë ajrore është një buxhet i vogël për çdo orë të kaluar në aeroport. Ndaj nuk ka nevojë të tregosh acarimin ndaj stjuardesave nëse avioni ndodhet ende në tokë, për çfarëdolloj arsyeje.

9. Pilotët e shkojnë në tualet me turne
Kur një nga pilotët ka nevoja fiziologjike, një stjuardesë shkon në kabinë d he pret derisa të kthehet piloti. Kjo bëhet për të shmangur çështje i të mbyllet jashtë kabinës ndërsa pilotit të dytë mund t’i bjerë të fikët.

8.Ushqimi i avionëve është pa shije dhe nuk ke kë të fajësosh për këtë
Nuk është faji stafit në tokë. Arsyeja është se në lartësi të mëdha është se shqisat e shijes dhe nuhatjes komprometohen. Lagështia e pamjaftueshme, zhurma në avion dhe trysnia e ulët luan rol në këtë.

7.Veshjet e rehatshme ndihmojnë shëndetin
Kur jeni në avion zgjidhni veshje të rehatshme me materiale që e përçojnë ajrin. Ndihmojnë shumë nëse doni të flini. Mbani mend se është më mirë të vishni rroba të gjera për të shmangur trombozën. Veshjet formale janë zgjedhje e keqe. Shmangni kafeinën, edhe gjatë ditës, që t’ju zërë gjumi gjatë natës. Merrni me vete tapa veshësh dhe maskë për sytë.
 
6. Pilotët komunikojnë me stjuardët përmes një dere antiplumb
Është e vërtetë që pilotët kanë një derë antiplumb me një kod sigurie. Kodi funksionon nëse një pilot nuk bën asnjë veprim brenda 120 sekondash pasi kodi është shtypur. Bëhet në rast kur të gjithë njerëzit në kabinë humbin ndjenjat për shkak të presionit, përshembull. Në situata normale, stjuardesat i kontrollojnë pilotët në telefon. Duhet ta bëjnë çdo 40 minuta gjatë ditës dhe çdo 20 minuta gjatë natës për t’u siguruar rreth aftësisë së tyre në punë.

5. Vendi më i butë për t’u ulur është shpesh pranë krahut
Ndenjëset më të forta janë në fund. Ndaj nëse doni të keni një fluturim të qetë, zgjidhni ndenjëset në mes pranë krahëve.

4. Ka një mënyrë të veçantë për të sinjalizuar nëse avioni është marrë peng
Fatmirësisht nuk ndodh shpesh. Edhe nëse ndodh, pilotët japin një sinjal special aeroportit ndërsa ulen: ata i lënë krahët lart. Është një nga mënyrat për të treguar se diçka po ndodh në avion.

3. Një ulje e vështirë shpesh mund të jetë e qëllimshme
Kur përjeton një ulje të vështirë në mot të keq, mund të mos jetë për shkak të mungesës së aftësive të pilotit. Në fakt, ndonjëherë ata e bëjnë qëllimisht. Nëse pista është e mbuluar me ujë, avioni duhet të prekë fort për të thyer shtresat e ujit dhe ët ndalojë rrëshqitjen e avionit në ujë.

2. Dritat ulen qëllimshëm gjatë aterrimit gjatë natës
Kjo ndodh për të rregulluar sytë e pasagjerëve me shikimin natën. Nëse ndodh një urgjencë, ndalohet të ndizen dritat dhe pasagjerët do të jenë mësuar me errësirën dhe do të kenë lundrim më të mirë.

1.Oksigjeni në maska është i mjaftueshëm për 15 minuta
Oksigjeni mjafton vetëm për një çerek orë, por mos u panikosni – kjo kohë është e mjaftueshme që piloti të ketë ulur lartësinë në një pikë ku mund të merrni frymë normalisht.