Cassanda De Pecol  pretendon se sapo ka thyer Rekordin Botërortë Guinnes duke u bërë:
E para grua e dokumentuar që ka udhëtuar në çdo shtet sovran
E para grua amerikane që ka udhëtuar në çdo shtet sovran
Amerikania më e re që ka udhëtuar në çdo shtet sovran ( në moshën 27 vjeçare)
Njeriu më i shpejtë që ka udhëtuar në çdo shtet sovran
Nisi kur Cassie ishte 23 vjeç në ishullin paqësor të Palaut  në korrik 2015, udhëtimi zgjati 18 muaj dhe 26 ditë, gjysma e kohës së Rekordit të mëparshëm Guinnes.
Udhëtimi i saj, Ekspedita 196, ishte thuajse i gjithi i sponsorizuar, ka qenë një instalim në turizmin e qëndrueshëm dhe ekologjik.
E dimë që na kanë ardhur në majë të hundës ekspertët, por nëse doni këshilla udhëtimi nga dikush...Këta janë, sipas De Pecol,  dhjetë  vendet më të mirë në botë për t’u vizituar dhe arsyet pse:

 10. ShBA
Vjeshta në Neë England është diçka që duhet ta përjetojë kushdo. Ata thonë se shtëpi është aty ku ke zemrën dhe sa më shumë udhëtoj, aq më shumë bëhet e vërtetë për mua.

9. Kosta Rika, Amerika Qendrore   
Majmunët, frutat e freskëta, muzika e mirë dhe vullkanet...Ka nevojë të them më shumë?

8. Peru, Amerikë e Jugut
Pylli tropikal i Amazonës dhe Aguas Calientes ( shtegu drejt Machu Picchu) De Pecol ka kaluar gjithashtu disa kohë duke jetuar në Peru.

7. Tunizi, Afrikë e Veriut
Të përjetosh kulturën e Afrikës veriore me ndjesi të Lindjes së Mesme dhe një sasi e pamasë e historisë arkeologjike. Sipas De Pecol, qyteti i  Sidi Bou Said (20km nga kryeqyteti Tuniz,) “ Më ka lënë pa mend”.

6. Oman, Gadishulli Arabik
Për ta zhytur veten në shkretëtira dhe male, ndërsa mëson prej vendasve që jetojnë në male, është një tjetër stil jete.

 5. Pakistan
Të marrësh kuptimin e vërtetë të kulturës së papërpunuar, origjinale aziatike dhe të shijosh ushqimin.  De Pecol e ka vlerësuar veçanërisht Pakistanin, pasi iu desh të priste katër muaj për të marrë vizën.

4. Vanatu, Paqësor i Jugut
Të përjetosh procesin sesi bëhet Kava d he të njohësh disa prej njerëzve më të sjellshëm.

3. Maldive
Të shohësh ujërat më të bruzta, rërën më të bardhë dhe  brigjet më të mahnitshme në botë.

 2. Butan
Të mësosh etikën e një jetese paqësore. Pelegrinazhi ( drejt Paro Taktsang) ishte diçka si Avatar,  një ëndërr për të ecur në retë e ulëta  në një rënie drithëruese nga secila anë. flamujt e lutjes valëviten në pisha, rrota e lutjes që lëviz nga flladi dhe tsa-tsatë ( hiri i të vdekurve) vendosur mes të çarave në gurë.

1. Mongoli
Të zhytesh në jetën e egër  dhe të kalërosh kuajt e pazbutur.