Elfët janë të vegjël, maksimumi 94 centimetra të gjatë. E megjithëse kanë vesh të mëdhenj dhe veshin rroba të modës së vjetër, nuk mbajnë kapuça me majë.
Fakte të tilla mund të mësohen në një “shëtitje eflësh” në Hafnarfjörður, Islandë, një qytet port pranë Reikjavik, i cili ka reputacionin e kryeqytetit të elfëve.
Po, elfëve. Pesëdhjetë e katër përqind e islandezëve ose besojnë te elfët, ose thonë se ka mundësi që ata ekzistojnë.
Rrugët ndahen rreth gurëve ku elfët, apo álfar në islandishte, thuhet se jetojnë. Një ish anëtar i parlamentit madje betohet me jetën e tij se është shpëtuar në një aksident rrugor nga një familje elfësh.
Një shëtitje dimërore me tematikë elfët përmes Hafnarfjörður vë theksin te  13 djelmoshat e Kërshëndellave, shakatarë me emra si  Hurðaskellir (Ai që përplas derën) dhe  Kertasnikír (Vjedhësi i qirinjve). Fëmijët spesh i lënë këpucët jashtë që Djemtë e kërshëndellave t’i mbushin me karamele. Pushimet janë kohë e frytshme e vitit për të parë elfët: në vigjiljen e krishtlindjes dhe Gjatë ndërrimit të viteve, thuhet se ata janë në lëvizje, në kërkim të shtëpive të reja. Shëtitjet shpesh kalojnë Hamarinn, shkëmbi ku mbreti elf dhe mbretëresha thuhet se mbajnë dëgjesa dhe Parku Hellisgerði, një rrjedhë llave e ngurtësuar ku thuhet se elfët gjejnë strehim. Në dhjetor, vizitorët mund të përqafojnë shpirtin e Kërshëndellave edhe më tej në tregun e Krishtlindjes, brenda qytetit.
Doni të mësoni më shumë? Regjistrohuni në Shkollën e Elfëve në Reikjavik, një kurs tri deri katër orës, me tekste, çaj dhe biskota dhe në fund mund të merrni një diplomë elfësh.

*National Geographic Traveler magazine.