Nëse do të bënit vetëm një gjë në çdo vend që keni vizituar, cila do të ishte?
Website-i  britanik i udhëtimeve  Vouchercloud ka përpiluar një hartë që tregon më të renditurat “Gjëra për të bërë” në  TripAdvisor  në shtete rreth botës. Nëse disa duken shumë të goditura, të tjerat duken jashtë kohe për udhëtarët sezonalë.
Merrni si shembull Perunë. Machu Picchu është i renditur si atraksioni më i mirë dhe është pa dyshim një nga shtatë mrekullitë e botës. Por a është Shëtitja në Studiot e Filmit Harry Potter aktiviteti numër 1 për të bërë në Britani? Mund të mendonim disa opsione më të mira.