Avioni në sytë e stjuardëve dhe avioni në sytë e pasagjerëve janë dy botë krejt të ndryshme. Dhe nëse të parët i dinë të gjitha sekretet e tij, të dytët mund të mos kenë asnjë ide.
Ju sjellim dhjetë këshilla nga ekuipazhe të fluturimit sesi të merrni komoditetin maksimal nga çdo fluturim.

Mos ki turp të kërkosh më shumë ushqim!
Ushqimi i shpërndarë në avion ka një jetë të shkurtër n, duke qenë se vjen i parapërgatitur.
Të gjithë kontejnerët e tepërt me ushqim zbrazen menjëherë pas fluturimit. Që do të thotë, nëse stomaku juaj kërkon më shumë, mos ki turp t’i kërkosh stjuardesës për një tjetër porcion.

Kontrollo për praninë e një jeleku shpëtimi përpara se të zësh vend!
Është e habitshme, por prapë në fakt: ka pasagjerë që vjedhin jelekët e shpëtimit nga poshtë ndenjëseve si suvenir. Ndaj, për arsye sigurie, kontrolloni ndenjësen para fluturimit për t’u siguruar se jeleku është aty dhe nuk e ka vjedhur ndonjë kleptoman sentimental.

Nëse keni pirë duhan aksidentalisht, përdorni tavllën.
Duhet ta keni vërejtur këtë, pavarësisht faktin se tymosja në bord është rreptësisht e ndaluar, ka tavlla në tualet. Njerëzit ende tymosin, pavarësisht gjobave. Dhe është më mirë që t’i vendosni cigaret në tavëll sesa në letra mbi koshin e plehrave. Pra, nëse harroni për një moment dhe e gjeni veten në tualet me një cigare në dorë, tregohuni të mirë dhe përdorni tavllën. Dhe pastaj, paguani gjobën.

Përpiquni të mos tregoheni i brishtë gjatë fluturimit.
Shumë linja ajrore bëjnë një “pastrim sipërfaqësor” pas fluturimit. Batanijet dhe jastëkët nuk lahen, vetëm palosen bukur. As tabakatë e ushqimit nuk lahen. Mbajtëset e ndenjësve fshihen, tapetet pastrohen, por nuk mund të jeni të sigurt se nuk ka qenë ulur një pasagjer në ndenjësen tuaj që është ndjerë keq apo është sëmurur.

Mbani mend: dera e tualetit mund të hapet nga jashtë.
Stjuardët kanë çelësat e tyre në rast se një pasagjer mbetet i mbyllur në tualet. Për më tepër, shumë avionë kanë një mekanizëm mbylljeje të derës të instaluar vetë nën shenjën “No smoking” në derën e tualetit. Nëse ngrini tabelën me imazhin e cigares dhe tërhiqni shulin, dera do të hapet.

Hipni i fundit në avion!
Nëse keni check-uar për një fluturim në një kohë të ndryshme nga shoku juaj i udhëtimit, ka një zgjidhje: thjesht hipni në bord i fundit. Kur të gjithë pasagjerët të jenë ulur, mund të shihni menjëherë cilat ndenjëse janë të lira. Dhe fakti që dera pas teje mbyllet dhe nuk do të ketë më pasagjerë të tjerë ju jep mundësinë të zini secilën ndenjëse të lirë në bord.

Mos pi shumë alkool!
Stjuardët lajmërojnë se një gotë në qiej është e barabartë me dy në tokë.  Pra edhe nëse pini thjesht sepse keni frikë nga fluturimi, rrezikoni të jeni ca si tepër i relaksuar.

Shmangni ndenjëset në krye !
Mbani mend këtë rregull: nëse jeni pasagjerë me fëmijë me vete, ka gjasa të merrni ndenjëset në krye. Kjo thjesht sepse është më e lehtë dhe më e sigurt ta vendosni karrocën e foshnjës aty.Ndaj nëse i doni fqinjët e lezetshëm që ulërijnë, e dini se cilën ndenjëse të zgjidhni.

Pini vetëm ujë me shishe!
Problemi i ujit të pisët në avion ka fituar shumë vëmendje qysh prej studimit skandaloz të Wall Street Journal në vitin 2002: numri i baktereve në ujin e 14 linjave më të famshme ajrore ishte qindra herë më i lartë sesa standardet. Sot situata nuk ka ndryshuar shumë, ndaj është më mirë të pini vetëm lëngje nga shishet kur jeni në avion. Çaj, kafe dhe uji nga lavamani duhet shmangur.

Mos duartrokisni në fund të fluturimit!
Në disa shtete, pasagjerët duartrokasin zjarrtë pilotin për uljen e avion në pistë, Ndoshta njerëzit po shprehin mirënjohjen e tyre ndaj ekuipazhit apo gëzimin e të kthyerit të në atdhe, por ekuipazhi mund ta konsiderojë këtë gjest si fyes. Fluturimi nuk është një lojë ruletë; kjo është puna e tyre.