Të sëmuresh nuk është kurrë qejf, por ndonjëherë është e paevitueshme. Dhe ndërsa  udhëtimet  të bëjnë mirë për shëndetin mendor, mund të të ekspozojnë me shumë baktere (po shohim tek tryeza-tabaka e avionit) Pra, si mund ta mbrosh veten? Ja disa  sekrete të njerëzve që nuk sëmuren kurrë.

1.    Bëj masazh
Shumica e studimeve tregojnë se masazhet mund të ulin ankthin, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës dhe të ulësh këto do të thotë të ulësh nivelin e stresit dhe të forcosh imunitetin. Sa shpesh të nevojitet? Nuk ka shkencë për këtë, por ekspertët thonë një herë në muaj (ose edhe më shumë) ia vlen.

2.    Bëj dush të ftohtë
Të devotshmit pretendojnë se dushet e ftohtë ndihmojnë me energjinë e ulët, migrenën, qarkullimin dhe zvogëlimin  e dhimbjes. Juritë shkencore nuk janë aq dakord me to, por
Mary Ann Bauman, autore e librit “Të luftosh lodhjen”,  thotë se nuk të dëmton nëse e provon.
Provoje me doza të vogla, edhe pse një dush i ftohtë 10 minutash mund të tolerohet në verë, në dimër mund të zgjedhësh një 1 minutëshe në fund të dushit të ngrohtë. Konsultoje me mjekun nëse ke probleme kardiovaskulare, sepse i ftohti i menjëhershëm mund të shkaktojë një rritje në presionin e gjakut.

3.    Merr xhenxhefil
Për shekuj, xhenxhefili ka qenë i rekomandueshëm për një sërë problemesh gastrointestinale, përfshirë edhe kapsllëkun. Studiuesit besojnë se nxit sekrecionet tretëse, përmirëson muskujt e zorrëve dhe ndihmon për të lëvizur ushqimin përmes traktit gastrointestinal. Xhenxhefil i freskët i zhytur në çaj apo i ngrënë ashtu është më i miri, thonë ekspertët. Por edhe në forma të tjera ( i thatë, pudër apo i gatuar) mund të jetë efikas.

4.    Laj duart
Sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është veprimi numër një për të mposhtur ftohmat ( pa përmendur bakteret si E.Coli apo Salmonela që shkaktojnë sëmundje që vijnë prej ushqimeve). Laji me sapun të zakonshëm dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Fërko mirë të gjitha pjesët e duarve, jo vetë pëllëmbët dhe kontrollo thonjtë për pisllëk të mbetur. Thaji me letër, ose me peshqir duarsh, siguro të kesh një për çdo anëtar të familjes.

5.    Merr vitaminë C dhe zink

Megjithëse vitamina C dhe zinku për parandalimin e ftohmës mbeten të debatueshëm, disa studime tregojnë se vitamina C është ndihmuese, veçanërisht për njerëz që janë nën stres të skajshëm dhe zinku mund të parandalojë shumëfishimin e viruseve. Ekspertët thonë se nuk bën dëm po ta provosh. Ata sugjerojnë të marrësh një sasi vitamine C ( 500 mg në ditë) qysh në shenjën e parë të të ftohtit. Ndërsa për zinkun sugjerojnë të marrësh tableta zinku disa herë në ditë kur i ftohti nis.

6.    Ha më shumë hudhra
Hudhra është e pasur në antioksidantë që forcojnë imunitetin dhe luftojnë infeksionin. Kjo do të thotë se erëza, përveçse forcon mbrojtjet kundër sëmundjeve të çdo dite, ka gjasa se ndihmon në mbajtjen larg të kancerit dhe forcon shëndetin e zemrës. Nëse shqetësohesh për aromën e keqe, nuk je vetë. Por ka opsione me më pak efekte anësore, ekstrakte të hudhrave të vjetra është një alternativë e mirë pa asnjë aromë dhe madje ka një përqendrim të lartë të përbërësve të fuqishëm që e bëjnë hudhrën një super ushqim, thotë studiuesit.

7.    Qëndro pozitive
Në një studim, pjesëmarrësit që kishin shtuar aktivitetin në një zonë të trurit të lidhur me sjelljen pozitive prodhuan sasi më të mëdha të antitrupave të gripit. Studiuesit nuk janë të qartë në këtë lidhje, por  e dinë se “truri komunikon me sistemin imunitar dhe anasjelltas”, thotë Anna L. Marsland, drejtore e Laboratorit të Sjelljes së Imunologjisë në Universitetin e Pittsburgh-ut. Nëse jo gjithmonë mendon pozitivisht, ekspertët thonë , se të paktën duhet të jesh më pak negative. Mos jeto në simptomat kur sëmurësh dhe përpiqu të mos hamendësosh më të keqen ( si të thuash “gjithnjë sëmurem në këtë periudhë të viti apo “ky i ftohtë më shkatërroi të gjithë javën”). Mbase nuk mund të ndryshosh personalitetin, por mund të ndryshosh sjelljen.