Muaji i fundit i vitit dhe muaji i parë i sezonit dimëror ka shumë për t’i  ofruar  vizitorëve në Budapest.
Megjithëse moti është i ftohtë me një temperaturë mesatare mujore prej 2 gradë celsius, një larmi festivalesh, panairesh Krishtlindjeje, koncertesh dhe aktivitetesh të tjera që organizohen në pika të ndrysmë të qytetit i nxisin njerëzit të tregohen guximtarë përpara motit të papëlqyeshëm të dhjetorit.
 
Mos harroni të merrni me vete bluza të ngrohta dhe jo vetëm një. Do ju duhen shtresat për të përballuar të ftohtin e Budapestit.
 
Ç’të shohësh
Tramvaji i Krishtlindjes, Xhiroja e Tregut të Krishtlindjes, rrëshqitje në akull
Këshilla: Koncerte, opera, balet, ekspozita në muze, kafe, kekë....
Joulupukki,  Santa Klaus i Vërtetë vjen drejt Hungarisë prej Finlandës për një javë të tërë. Ai mund të shihet në vende të ndryshme në Budapest, përfshi edhe  Vörösmarty tér.

Dhjetori mbyllet me festa të mrekullueshme të Vitit të Ri në disa pika: në rrugë, në Danub
në bare, klube dhe hotele.
Budapesti është shtëpia e një prej tregjeve më magjepsëse dhe më të lirë të Krishtlindjes në Europë që organizohet në Sheshi Vörösmarty (10. nëntor– 31. dhjetor2017.) në qendrën e qytetit.
Arrihet lehtë edhe me transport publik.
 
Tregu është burim i mirë për dhurata artizanale cilësore: kapuça të thurur, produkte lëkure, enë balte, bizhuteri, objekte kuzhine, artikuj dekori dhe delikatesa kulinare.
 
Ushqimi
Oborri i ushqimit ofron pjata tipike hungareze, por edhe ndërkombëtare
lakër të mbushur, mish të pjekur ose në skarë, sandviçë, strudel, beigli, pasta dhe kekë të ndryshëm dhe sigurisht pijet tipike të ngrohta: verë e ngrohtë, ponç, grog, çaj dhe kafe.