Pika e shiut në trëndafila dhe mustaqet e koteleve nuk kanë aq dobi sa ka planifikimi i një udhëtimi apo të kalosh kohë me miqtë kur vjen puna te vendosja e lumturisë afatgjatë.
Njihet botërisht se sendet nuk janë aq me efekt sa përvojat kur përpiqesh të krijosh një ndjesi kënaqësie dhe lumturie. Ata që synojnë  ta bëjnë 2018-ën një vit të mbushur me lumturi do ju këshillonim të planifikonit këtë vit një udhëtim me qëllime më të thella.
Shkencëtarët e sjelljes njerëzore kanë treguar vazhdimisht se lumturia individuale është e lidhur me lumturinë e atyre rreth nesh. Të nisesh me pushime me miq dhe familjen ( kur të gjithë janë me humor të mirë) mund të bëjë mrekulli për thellimin e lidhjeve. Rezervo pushime familjare ose një arratisje me miqtë për ta ndjerë si rritet lumturia.
Megjithatë, ndonjëherë e kundërta mund të dalë e vërtetë dhe të njihesh me të panjohur mund të rrisë kënaqësinë e jetës. Udhëtarët që duan të njohin njerëz të rinj mund të rezervojnë një udhëtim grupi për veten si një mënyrë e lehtë për të bërë miq të rinj, ndërsa udhëton. Disa njerëz madje raportojnë se kanë gjetur edhe romancën në këto udhëtime.
Mjeshtërimi i një aftësie të re është gjithashtu një mënyrë efektive për të rritur lumturinë afatgjatë (megjithëse mund të jetë frustruese gjatë procesit). Merreni në konsideratë një udhëtim përfshirës për të mësuar një gjuhë të re, një udhëtim aventurier për të mjeshtëruar zhytjen apo një ekskursion me bazë shkencore për të ndihmuar në kërkimin në terren.
Psikologët besojnë se vullnetarizmi mund  të ndihmojë një njeri të ndihet më i kënaqur me jetën. Edhe Aristoteli ka thënë se thelbi i jetës është “t’u shërbesh të tjerëve dhe të bësh mirë”. Udhëtarët që duan të eksplorojnë një pjesë të re të botës ndërsa japin mbrapsht mund të regjistrohet për një udhëtim vullnetarizmi, të ndërtojnë shtëpi për njerëzit, të ndihmojnë në shkolla apo të kalojnë kohë në qendra  për të moshuar.



.