1. Kopshtet e Versajës, Francë
I pajtuar nga Mbreti Luigji i XIV në vitin 1662 për të skicuar kopshtet në vitin 1662, arkitekti i peizazheve André Le Nôtre i dha formë tokës në një stil formal kopshti francez , i cili do e bënte të famshëm në Europë. Sot, kopshtet i qëndrojnë besnikë dizajnit të shekullit të 17.

2. Parku Vigeland Park: Oslo, Norvegji
Një trashëgimi e skulptorit norvegjez Gustav Vigeland (1869-1943), ky park është kopshti më i madh i skulpturave dedikuar një artisti të vetëm dhe është shtëpi e më shumë se 200 veprave.

3. Kopshti botanik Benmore: Argyll, Skoci

I njohur për koleksionin e gjerë të bimëve nga e gjithë vota. Kopshti mburret me një gamë të pasur pemësh të lulëzuara dhe shkurresh dhe mbi 300 specie lulesh nga Kili, Japonia. Butani, Tanzania, etj.

 4. Kopshti Keukenhof: Lisse, Holandë

Të gjithë të pasionuarit pas tulipanëve që vizitojnë Holandën duhet të ndalen këtu. Është ideale të vizitohet në pranverë, ku kopshtet mburren me shfaqjen shumëngjyrëshe të më shumë se 7 milionë zhardhokëve të 800 varieteteve të tulipanëve të shtrira në  79 akre. Ka plot tulipanë por nuk mungojnë edhe lulet e tjera.

5. Kopshtet botanike Mbretërore, Kew: Angli

Vendosur mbi 300 akre tokë, ky kopsht mbahet si një nga hapësirat më elegante të gjelbra dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Shtëpi e mbi 30 mijë lloje bimësh dhe mbi 14 mijë pemësh, Kew u ofron vizitorëve një bollëk jete bimore për të kënaqur sytë.

6. Kopshti i Claude Monet- s : Giverny, Francë
Si shumë artistë, Claude Monet frymëzohej nga natyra. Por ndryshe nga shumë artistë profesionistë, ai ishte edhe një kopshtar i zellshëm. Pasi u shpërngul nga Parisi në Giverny, Mone riskicoi kopshtin përballë shtëpisë së tij, shtretër zambakësh shumëngjyrësh, lulëkuqe dhe shumë lule ekzotike për të arritur një pamje si prej xhungle.

7. Kopshtet Petrin : Pragë , Çeki
Vendosur në majë të kodrës Petrin dhe i aksesueshëm përmes teleferikut, ofron pamje të arkitekturës unike të qytetit, përfshirë edhe kështjellën e Pragës. Por vizitorët do ndihen larg zhurmës së kryeqytetit me të mbërritur përpara pesë kopshteve të qetë, në dispozicion të relaksit të tyre.

8. Kopshtet Alhambra: Granada, Spanjë

E shkuara maure e Andaluzisë vjen në jetë në Alhambra, ku pallati dhe kopshtet, të vendosur mes maleve panoramikë të Sierra Nevadës. mbeten një kryevepër të artit islamik.

9. Kopshtet Powerscourt: Enniskerry, Irlandë
Të pasionuarit pas ecjeve do të magjepsen kur të shohin këto kopshte. Të vendosura në një pronë të shekullit të 18 –të mes maleve Wicklow, Powerscourt ofron një kopsht rrethuar me mure dhe një liqen me peshq.

10. Kopshtet Boboli: Firence, Itali

Ata që kërkojnë art dhe histori do i gjejnë me bollëk në këta kopshte, të zhvilluara mes shekullit 15 dhe 19. Njihet për koleksionin e pasur të skulpturave me vepra që datojnë në shekullin 16, 17 dhe 18, më të mirat e të cilave shfaqen brenda Grotta Grande ku qëndrojnë mes stalaktiteve “Venusi që lahet” e Giambologna-s “dhe “Paridi dhe Helena” e Vincenzo de’ Rossi-it.

11. Kopshtet Bodnan: Conwy, Uells
Ky kopsht prej 80 akrash njohët për pamjet e lavdishme të maleve Carneddau dhe Snowdonia, për koleksionin e kushtueshëm të bimëve, me fara nga e gjithë bota. Me bollëk i ka të gjitha: drurët, hapësirat, arkitekturën madhështore ( drejtohuni te poema në qendër të kopshtit për të parë një mauzole mbresëlënës), madje edhe një ujëvarë.

12. Kopshtet e Kështjellës  Sissinghurs : Kent, Angli
Vendosur në një pronë prej 450 akrash të një kështjelle historike ky kopsht është planifikuar në përsosmëri nga poeti, shkrimtari dhe ish banori  Vita Sackville-West ën vitin 1930m me Kopshtin e Bardhë, Kufirin vjollcë dhe kopshtin e erëzave.

13. Kopshtet Eyrignac Manor: Dordogne, Francë
Të pasionuarit pas qethjes së kaçubave tërhiqen nga ku kopsht për shkak të skulpturave jeshile, të të gjitha formave, kone, spirale, arabeske, të stiluara në harmoni me njëra-tjetrën në një vallëzim statik të sinkronizuar. i frymëzuar nga shekulli 18 dhe Rilindja Italiane, ky kopsht është trashëgimi e dekadencës së ruajtur.

14. Kopshti i Ri: Potsdam, Gjermani
Ky kopsht qëndron në mes të një zone të pasur arkitekturore dhe dy liqeneve piktoreskë, me një Bibliotekë Gotike, kopsht me portokaj, një strukturë piramide dhe një Pallat të sofistikuar mermeri për t’u eksploruar.

15. Kopshtet Villa D’Este: Tivoli, Romë, Itali
Italianët njihen se i bëjnë gjërat madhështore dhe kopshtet në Villa D’Este nuk janë përjashtim. Me një peizazh të stilit italian të Rilindjes, kopshtet mburren me lëndina të stolisura, skulptura dhe një shpellë e dekoruar me një mozaik. Por detajet e ujshme në këtë kopsht janë ata që vjedhin vëmendje.