Derinkuyu mund të strehonte rreth 20 mijë njerëz. Për qindra vite, kur pushtuesit vinin në rajonin e Kapadokisë, Turqia e sotme, banorët do të tërhiqeshin në një qytetet të madh të nëndheshëm, duke marrë me vete sendet e tyre – përfshirë edhe bagëtinë- e mbyllnin hyrjen me gurë të mëdhenj dhe jetonin aty derisa të kalonte kërcënimi.                                                                                                                                                                                            
                                                                                              
Streha e nëndheshme e Derinkuyu-së u ndërtua në epokën e Bizantit rreth viteve 780 -1180 Pas Krishtit dhe mund të akomodonte rreth 20 mijë njerëz bashkë me kafshët e tyre. Por ka raportime të tjera që pretendojnë se qyteti mund të jetë ndërtuar shumë më herët , rreth shekullit të 8-të Para Krishtit. i zbuluar në fund të viteve ’60, ky vend i pazakontë është i hapur për vizitorët që mund të eksplorojnë gjysmën e kalimeve të nëndheshme. Ky zbulim erdhi nga një lajm gazete. Një vendas hasi në këtë qytet ndërsa shembi një mur në bodrumin e tij. Qyteti përfshin kuzhina, stalla, kisha dhe varre, të gjitha të gdhendura nga një shkëmb vullkanik që mbulon pjesën më të madhe të rajonit Nevsehir të Turqisë.
 
 
 
Shpella e nëndheshme e Turqisë
Shpellat janë përdorur deri në vitet 1920, kur të krishterët e persekutuar u strehuan duke ndjekur një këmbim popullsie me Greqinë. Turistët që kanë vizituar këtë mrekulli kanë shkruar me qindra komente në Trip Advisor, duke dhënë mesatarisht 4.5 yje nga 5 maksimumi. Por klaustrofobët duhet të kenë kujdes! Ata të pamësuarit me hapësirat e vogla mund ta shohin këtë përvojë si të parehatshme, duke qenë se shumica e kalimeve janë goxha të ngushtë.
Derinkuyu –ja nuk është i vetmi qytet i nëndheshëm në Turqi. Punëtorët e ndërtimit ndërsa po pastronin për zhvillimin e një prone të paluajtshme zbuloi edhe një qytet më antik të nëndheshëm më 2015 –ën që mund të jenë rreth 5 mijë vjeçarë. Pak dihet për këtë qytet të ri, dhe ende po gërmohet, por nga raportimet thuhet ka shumë rrugë ujore dhe kisha.