Si të rritësh organizimin, të shmangësh paketimin e tepërt dhe të armatosësh veten për katastrofa potenciale gjatë udhëtimit?!  Sido ta shohësh, të bësh valixhet është një kokëçarje, por nëse pushimet janë rezervuar, duhet me patjetër. Edhe pse çdo pjesë e trupit të thotë ta shtysh, mos hiq dorë! Ata që bëhen gati në minutën e fundit zakonisht e teprojnë, sidomos kur bëjnë valixhe familjare. Mund ta kthesh procesin në favor, duke implementuar një strategji. Ja sesi ta bësh detyrën e lehtë dhe të reduktosh rrezikun se po harron diçka thelbësore!                                                                                                                            

Shkollë përgatitore
Një javë përpara udhëtimit krijo një zonë për para –paketim. Ndërsa mendon për gjërat që ju nevojiten si krem dielli, pantallona për ski apo çokollata energjike, mund t’i vendosësh në një kuti. Planifiko të shpenzosh 15 minuta në ditë duke e ndarë detyrën me porcione.
Së pari përgatitni rrobat! Sigurohu të kontrollosh parashikim dhjetë ditor të motit për destinacionin tuaj për të paketuar sipas klimës. Vendos rrobat sipas kategorive në tavolinën e ngrënies: pizhame, kanotiere, pantallona, fustane, kapela e këpucë dhe bëni një kontroll të dyfishtë për të shmangur përsëritje. Për mamatë dhe vajzat, merrni  fustane dhe kanotiere që mund të vishen në mënyra të ndryshme duke u shtuar aksesorë ose xhaketë. Mos merrni nga një palë këpucë për çdo veshje.
 

Masa të vogla
Hapi tjetër, merru me artikujt e përkujdesjes. Këto duhen paketuar gjithnjë në një qeskë me zinxhir për të parandaluar rrjedhjen. Mos paketo kurrë shampo apo losione të përmasave të mëdha, sepse zënë hapësirë të çmuar. Bli masa udhëtimi ose hidh çfarë ju duhet në shishe të përmasave të udhëtimit. Krijo një farmaci transit: një qeskë me zinxhir me produkte që mund të trajtojnë të gjitha problemet shëndetësore. Përfshi barna, produkte për të luftuar mikrobet, për të lehtësuar trysninë e ajrit, të luftosh të ftohtin, të mbulosh të prerat dhe të lehtësosh alergjitë, të kruarat e çuditshme dhe dhimbjet e stomakut.
 
 
Ushqe masat e uritura
Vaktet e vogla janë thelbësore kur udhëton me fëmijë dhe nuk do të donit të prisnit derisa ata të jenë të uritur dhe qaramanë. Furnizohu me artikuj të lehtë për transport si fruta të thata, arra e bajame, tërshërë të çastit, lëng molle, karota dhe vezë të ziera. Merr edhe ca ushqime të ndaluara si lëpirëse, karamele dhe biskota në çantë. Materialet e ryshfetit mund të jenë kritike në qetësimin e sjelljes së keqe.
 
 
I mbani të angazhuar
Merr lodra, pajisje dhe aktivitete për t’i angazhuar gjatë orëve të udhëtimit dhe  ndihmon të kesh një surprizë në dorë, le të jetë një libër ngjyrosjeje, një aplikacion i ri a një lojë e shkarkuar. Kur ndodhin vonesat , dhe ato ndodhin, do të donit të ishit të armatosur me çfarëdolloj gjëje që t’i mbanit vogëlushët të zënë.
 
Inspektimi përfundimtar
Një ditë përpara nisjes, kthehu dhe bëj inventar të punës. Mos ka shumë palë këpucë? Mos jeni mbushur me gjëra kozmetike, ushqime dhe argëtim? Mundësitë janë, që mund të shoshitni rrobat dhe nëse keni harruar diçka, ka kohë për t’i marrë përpara se të niseni. Tani paketojini artikujt në kubat paketues – një për çdo anëtar, që kompreson rrobat dhe mban gjithçka të organizuar. Kur të mbërrini në destinacion, thjesht i transferoni nga valixhja në një sirtar dhe dilni të shijoni pushimet!