Që do i bënin dasmat në plazh të dukeshin të mërzitshme...
Pjesa më e madhe e ceremonive të dasmave janë përralla e një nuseje dhe e një dhëndri e bërë realitet. Çifti merr pjesë në salla vallëzimi  të dekoruar me porcelan dhe shkallë të gjera apo edhe buzë detit, ku lëkundja e palmave dhe tingujt e valëve të oqeanit krijojnë idenë e peizazhit ideal për një dasmë në parajsë. Por për më aventurierët në shpirt, nocioni i dasmës tipike mund të tingëllojë jashtë nivelit. Nëse ju pëlqen të ngjitni male, të bëni ski apo të kacavirreni nëpër shpella, ja nëntë vende ku mund të bëni betimin e martesës!

Në një balonë me ajër të ngrohtë në Montana
Për një dasmë në një arratisje luksoze në xhungël zgjidhni një ceremoni në Resortin Paws Up, ku mund të zgjidhni të qëndroni në një tendë ose një shtëpi në fermë, brenda peizazhit të mrekullueshëm të Montana-s. Ndërsa vendi ka një larmi opsionesh për një dasmë në periferi, më aventurierët mund të zgjedhin retë. Gjatë një dasmë në dimër, ngjitu me një balonë me ajër të nxehtë në Parkun Kombëtar Glacier. Do të shijoni majat e maleve dhe disa nga majat e pazbuluara dhe të paprekura në Amerikë ndërsa të sapomartuarit ngrenë dolli me kokteje Mimoza.                                                                    
 
Me nëndetëse në Maldive
Nëse keni ëndërruar gjithnjë për një dasmë në plazh, por keni nevojë për një mënyrë unike të thoni “Pranoj!”, atëherë festimet në Maldive mund të jenë ceremonia e duhur për ju. Gjatë një qëndrimi në Ishullin Privat Velaa, në Maldive, Absolute Travel mund të të rregullojë një dasmë nën ujë menjëherë. Ndërsa ujërat e bruzta puthim bregun, bëni një xhiro në dallgët me makinën tuaj tropikalë: një nëndetëse private. Takohuni me miqtë dhe familjarët në një plazh priva t aty afër për të shijuar një natë të zhurmshme. Si një nga të paktat prona në Maldive ku është e lejuar të përdoren fishekzjarrët, kulmojeni ceremoninë me një dush dritash në qiellin me hënë.
 
 Në një guvë në Jug të Italisë
Kur ëndërron për një dasmë italiane mendja mund t’ju çojë në periferitë e Toskanës apo në katedralet pompoze të Milanos, por më aventurierët fluturojnë në jug të Pulias ku mund të sajoni një dasmë brenda një prej guvave më elegante në jug të Italisë. Zbrisni 70 metra poshtë në Grotte Bianca: guva e bardhë është e vendosur brenda një katedraleje eterike prej alabastri dhe ndërsa arrini në fund të guvës do të hasni festën e dasmës, një nga komplekset më të mëdha të Italisë në një guvë që do të ndriçohet nga dritat e qirinjve. Zgjidhni t’i prisni të ftuarit brenda guvës ose zgjidhni një mënyrë klasike si makina vintage apo karroca me kuaj, në ndalesën e radhës së muajit të mjaltit në një fermë puljeze në periferi.
 
Në një akullnajë në Islandë
Akullnaja, burime vullkanike dhe ujëvara janë pikat për një dasmë në Islandë, toka e zjarrit dhe akullit. Me ekspertizën e Pink Iceland, i lini takat dhe të sheshtat në shtëpi: duke përdorur kanxha dhe sëpata akulli, shtegu akullnajor mes rrugëve të ngushta në majë të
akullnajës Sólheimajökull në jug të Islandës , një akullnajë e vendosur në makë të Katla-s, një nga vullkanet më aktivë të vendit. Pasi të lidheni në martesë, festoni ditët e gëzueshme me një dolli unike. Derdheni shampanjën në akullnajë, dhe ngrini dolli me ujë akullnaje nga një formacion më të lashtë se njëmijë vjeçar.
 
Në një faltore në Japoni
Nëse e adhuroni historinë e ëndërroni një dasmë me traditë të pasur, spiritualitet dhe lule në shpërthim, aventurierët kulturorë mund ta çojnë ceremoninë një hap përtej në Japoni, ku Hotel Granvia në Kioto mund të planifikojë një dasmë idilike Brenda faltores Kamigamo, një vend i ruajtur nga UNESCO dhe një nga tempujt më të vjetër Shinto në qytetin e lashtë. Vendosur në ishullin e Honshusë dhe plot me kopshte, pallate e tempuj historia e Kiotos të çon pas njëmijë vjet dhe një dasmë në tempullin  Kamigamo Shrine i lejon çiftet të përqafojnë adhurimin shpirtëror të Kiotos ndërsa përfshijnë edhe performanca tradicionale e përvoja kulinare të rajonit, përfshirë një fuçi me sake të shenjtë, e përsosur për një ceremoni pas dasme.
 
Nën ujë në Bora Bora
Ndërsa zhytja me scuba dhe noti me periskop janë aventuriere në të drejtën e tyre Resporti Katër Stinës në Bora-Bora, Polinezinë Franceze shkon përtej dhe mbi një dasmë tipike në plazh duke rikrijuar një skenë të një salle vallëzimi nën ujë, duke u lejuar të pasionuarve pas ujit ceremoninë e ëndrrave. Me dy karrige të varura me leshterikë dhe lule, nusja dhe dhëndri mund të bëjnë scuba derisa të ulen në fronet e tyre nënujorë ndërsa nëpunësit presin ta bëjnë zyrtare martesën detare. Pas një nate kremtimesh, strehohuni në një kasollen pritave ishullore dhe pishinën në lagunën më idilike të Bora Boras për një pamje e të përsosur të malit Otemanu, në distancë.
 
Me gamile në Mongoli
Nëse ju pëlqen të ngisni kuaj, por një dasmë në fermë ju duke e tepërt, atëherë zgjidhni një ceremoni mbi shpinën e gamiles në Mongoli me Elevate Destinations, ku mund të zhyteni në kulturën e Shkretëtirës së Gobit, në jug të Mongolisë, një nga humbëtirat më të largëta të Azisë, vendosur mes stepës së Siberisë në veri dhe Pllajës Tibetiane në jug. Këmbeni një xhiro me kal për një gamile Baktriane, që gjendet vetëm në stepat e Azisë Qendrore. Shijoni peizazhin dramatik të dunave të shkretëtirës mongole, përpara se të shijoni traditat kulturore të martesës në Shkretëtirën e Gobit. Për t’u quajtur zyrtarisht të martuar, nusja dhe dhëndri duhet të kërceni mbi zjarr për të shkrirë dashurinë me flakët, pasionin dhe dritën.
 
Ndërsa bekoheni nga një Shaman
Për dashuruesit e natyrës dhe kureshtarët spiritualë, një dasmë tradicionale mund të duket si një mënyrë pakuptim për të shënjuar udhëtimin e përbashkët të jetës. Në Casa Palopó, në malësitë e Guatemalas, zhyteni veten në pamjet e tre vullkaneve pranë liqenit Atitlan, gjatë një qëndrimi në një vilë të shndërruar në një hotel luksoz.
Këtu, një shaman Maja, mund të zyrtarizojë dasmën dhe t’ju bekojë me një ritual tradicional shamanik, një performancë të bërë pranë flakëve të hapura dhe një transferim simbolik dhe shpirtëror të urimeve të mira për jetën tuaj bashkë. Pasi të jeni bekuar me një lumturi përjetë nga shpirtrat, shijoni një festë intime me dritë qirinj ku ju dhe mbi 100 të ftuar, mund të shijojnë pishinën e paanë dhe tarracat e panumërta.
 
Ndërsa fluturoni  mbi malet e Zelandës së Re
Për të pasionuar pas alpinizmit dhe aviacionit, një dasmë në helikopter në Ishullin Jugor të Zelandës së Re është maja e aventurës. Gjatë kësaj ceremonie shkëmbeni unazat të rrethaur nga pamjet përrallore të Queenstown dhe liqenit Wakatipu, ndaluni në majën e malit që dëshironi ku do të bëhet edhe ceremonia. Mos u merakosni nga sheshi shkëmbor, bëni dy ndalesa gjatë udhëtimit, një prej të cilave zbulon një pamje të paharrueshme, një mal në formën e hënës. Në mbrëmje, strehohuni në hotelin Eichardt përballë liqenit për të shijuar shërbimin në tarracën tuaj private ku mund të flini me pamjet e liqenit Wakapitu dhe Remarkables.