Ndërsa në kinema sapo ka dalë filmi rreth Pablo Nerudës,  vizitojmë dy nga shtëpitë me fytyrë nga oqeani Paqësor ku poeti gjente frymëzim: Isla Negra dhe “porti i çmendur” i Valparaíso-s
 

“Nëse ecim lart e poshtë shkallëve të Valparaíso – kemi ecur përgjatë botës” . Poeti Pablo Neruda e kishte fjalën për gjallërinë kozmopolite të qytetit të dytë të Kilit, port kryesor dhe më romantiku dhe me gjasa, metropol. Ai mund t’i referohej gjithashtu ushtrimeve me ngjitje nëpër Valpo. i përhapur në 42 kodra, vilat e tij, shtëpitë, barakat dhe rrëpirat, rrugët me kalldrëm dhe një shtrirje me fytyrë nga deti. Kur të humbasësh e të jesh i nxehtë, është një çlirim të ngecsh në një prej teleferikëve, që ju shkurton pak ngjitjen.
Një film i ri, “Neruda” ku interpreton Luis Gneço dhe Gael García Bernal, sapo ka dalë në kinema. Kjo dhe një fluturim direkt këtë vit drejt aeroportit ndërkombëtar të Santiagos, një orë larg Valparaiso-s premton të ringjallë interesin në qytetin e dytë të Kilit.
Pelegrinazhi nis 84 kilometra në jug të Valparaíso-s, në Isla Negra. Nuk është ishull aspak, por një pikë plazhi i mrekullueshëm, ku më 1944-ën, Neruda nisi ndërtimin e një shtëpie ku ai mund të punonte kryeveprën e tij “Canto General”. Iu deshën dy arkitektë, me këshillat e tyre për klientët dhe rreth 20 vjet për të ndërtuar shtëpinë. Neruda udhëtoi jashtë vendit si senator dhe si anëtar drejtues i partisë Komuniste. Ai u syrgjynos disa vite në Buenos Aires dhe Meksikë. Por siç e thoshte Neruda “Shtëpia rritej, si njerëzit, si pemët”.
 
La Casa de Isla Negra, shtëpia e poetit buzë detit
 
Çdo 10 minuta, më shumë se 14 njerëz lejohen të hyjnë brenda Casa de Isla Negra, të cilën e shëtitin me një guidë audio. Komentet janë akademike në detaje dhe detyrsimisht pozitive rreth Nerudës. Shtëpia është mrekulli, me dhoma të dekoruara sipas pasioneve të shkrimtarit. Një sallon ka formën e anijes, një tjetër si vagon treni. Figura të gdhendura dhe anije në shishe mbushnin parvazet e dritareve. Neruda ishte një koleksionit i thekur, shishesh, guaskash, insektesh, fluturash dhe nga një vështrim i gardërobës së tij, xhaketave të leshta, ponçove dhe kapelave.
Me korridoret e ngushtë si të anijeve dhe shkallët e rrëpirëta, pikturat e gjalla dhe mobiliet moderne të pa kombinuara, shtëpia nuk ngjan fare e vjetër. Evokon një Neruda lojcak, kapriçioz dhe për një komunist – një dashurues i luksit. Për të argëtuar miqtë, ai kishte një bar dhe pëlqente që miqtë të vinin në veshje të çuditshme me temat që ai diktonte.
I papjekur? Mbase, por siç ka thënë ai vetë “Burri që nuk luan ka humbur fëmijën brenda vetes”.
Jashtë shtëpisë gjendet varri i Nerudës dhe nën të një plazh shkëmbor i mahnitshëm. Edhe në një ditë me erë të lehtë, bëhet sërf, dhe e bruzta me majat e bardha dhe dritën bëhet magjike.
Në Valparaíso gjendet shtëpia mbi kodër e Nerudës, La Sebastiana ( e pagëzuar me emrin e pronarit të parë, Sebastián Collado) ku ai organizoi një festë të madhe në plazh në shtator të vitit 1961. Nerudës i pëlqente të festonte Natën e Ndërrimit të Viteve duke parë peizazhin nga kati i fundit, mund të kuptosh arsyen. Gjatë ditës mund të shohësh shtëpitë shumëngjyrëshe prej drurit të Valpo-s, që zbresin deri në port, natën ato bëhen strehë e dritave të imëta, duke shëmbëllyer me Rrugën e Qumështit atje lart.
Kjo shtëpi më e sofistikuar sugjeron anë të tjera të personalitetit  të poetit. Harta antike dhe art, dhe dhomë ndarëse nga Azia, rrëfejnë për udhëtimet e tij ekzotike. Një portret i madh i 
Walt Whitman-it nderon një ndikim të jashtëzakonshëm. Një tjetër e  Lord Cochrane, na kujton për lidhjet e Skocisë me luftërat e pavarësisë e Kilit. Një kalë lëkundës i vjetër evokon sërish fëmijën ose nostalgjikun. Muret janë të lyer me blu të gjallë dhe rozë “për t’i bërë të vallëzojnë” sipas një poezie të shkruar për La Sebastiana.
Drita e diellit derdhet në katet lart dhe një ndjesi foleje në vendin e tij të punës- karrigia e njollosur me një bojë të gjelbër, të kujtojnë derdhjen e Dylan Thomas në Laugharne. Të dy burrat qenë hedonistë, gruarë, ekstrovertë; të dy kishin nevojë për strehëza për t’u ulur në shkrim.
“E ndjej lodhjen e Santiagos”, shkroi ai. “Dua ta gjej në Valparaíso një shtëpi të vogël për të jetuar dhe shkruar qetë. Duhet të ketë disa kushte. Nuk duhet të jetë as shumë lart e as shumë ulët. Duhet të jetë vetmitare, por jo shumë”.
 
 
La Sebastiana, shtëpia e Nerudës në Valparaiso
 Ndërtuesit e saj e kanë goditur. La Sebastiana është shtëpia bazike me aromë qyteti: paqësore dhe e përmbajtur, por duke u mburrur me një pamje të  Valparaíso-s. Dhe është gjithashtu një vend i jetueshëm shumëngjyrësh. Por kushdo do ju thotë, Valpo-s i mungojnë muzetë kryesore dhe atraksione të tjera. Megjithatë është argëtuese dhe frymëzuese, strehët poetike të Nerudës janë ndalesa të detyrueshme për këdo që dëshiron të kuptojë Kilin dhe historinë e tij të re.
Në Isla Negra poezia dhe politika e tij vinin bashkë. Ndërsa në La Sebastiana ai arriti famën botërore. Shtëpitë u flasin mjediseve të veta, të shkrira me to, të riformësuara në kornizat e dritave.
“E dashuroj Valparaíso,” shkruante Neruda. “Mbretëresha e brigjeve të të gjithë botës, / Kreu i vërtetë i dallgëve dhe anijeve...I dashuroj rrugicat e tua kriminele”.
Isla Negra dhe La Sebastiana nuk janë të vetmet vende të lidhura me Nerudën në Kili. Lagjja Bellavista e Santiagos mburret me një shtëpi të tretë, La Chascona, që ia vlen të vizitohet. Neruda ka lindur në Parral, në rajonin e kultivimit të vreshtave Maule, dhe u rrit në qytetin jugor të Temuco-s. Si diplomat, kaloi kohë në Meksikë, Katalunjë, Burmën e sunduar nga Britania ( E megjithatë ende i urrej anglezët”, shkruante ai), Sejlon, Java dhe Singapor. Rapsodi i fundmë ikanak, Neruda shfaqte një joshje të fuqishme për udhëtarët. Por , shkoni vizitoni këto dy shtëpi buzë detit dhe të dashurën e tij Valpo. Edhe nëse nuk ndiheni sikur i keni rënë qark globit, do të keni parë diçka të botës së tij të mbushur me poezi.