Këto këshilla dhe truke do ju mbajnë të shëndetshëm edhe në udhëtimet më të gjatë. Sasia e kohës së shpenzuar në ajër për dikë që udhëton nga – le të themi nga Londra në Australi – është rreth 22 orë. Janë 22 orë me fëmijë që bërtasin. Njëzet e dy orë në gjendje ngërçi. Njëzet e dy orë të kaluara duke dëgjuar uturimën e pafundme të motorëve të avionit. Të gjithë, sigurisht të servirura nga një pritje e pashmangshme në fund. Shqetësimi i udhëtimeve të gjatë mund të variojë  nga të papriturat e vogla ( ai tipi me të qeshurën e lartë e të gërvishtur që sheh papushim “Dumb and Dumber” deri te më të rrezikshmet ( një trombozë përshembull ) dhe një udhëtim i planifikuar keq mund të jetë i mjaftueshëm jo vetëm për të të shkatërruar ditën, por edhe disa ditë më pas. Por ja ku ju sjellim disa këshilla për ta bërë më të durueshëm fluturimin e gjatë.
 
Rezervoji biletat herët
Kjo duhet bërë pa thënë. Sa më herët të rezervosh, aq më shumë shanse ke të kapësh sediljen e preferuar, është e thjeshtë!
Ulu mbrapa
Në rast se nuk zë sediljen e preferuar apo ato në fillim janë të zëna, zgjidh atë të fundit. Do jetë më zhurmë, sigurisht, por nëse të gjithë janë duke luftuar për fillimin, ke një shans të mirë të përfundosh me një apo dy sedilje bosh pranë.
Zgjidh Premium Economy
Një hap më lart nga klasi i zakonshëm ekonomik, Premium Economy mund të jetë pak më i shtrenjtë, por benefitet, përparësia në check in, hapësira më e madhe për këmbët, sediljet që akomodojnë mirë një trup njeriu të rritu, e tejkalojnë çmimin.
 

Përgatitu për lodhjen në avion
Ka disa gjëra për të bërë para se të fluturoni për të shmangur lodhjen nga avioni. Kaloni disa ditë përpara fluturimit duke përshtatur oraret e gjumit, rezervo fluturimin që të mbërrish ditën, bëni ndalesat dhe pushoni mirë para se të fluturoni.
Bëj check-in herët
gjëja e fundit që ju duhet është t‘ju zërë paniku në një aeroport shumë të ngarkuar apo të humbisni avionin.
Largo stresin
Ha një mëngjes të mirë, ose shko në palestër, lexo një libër, shko sërish në palestër, (do qëndrosh  ulur për një ditë e gjysmë kështu që stërvitu për atë kutinë e çokollatave që keni planifikuar të hani në avion).
Mos u mbingarko me bagazhe
Sigurisht që të duhen më shumë valixhe sesa për një udhëtim të shkurtër, por nuk do të thotë se është ide e mirë të marrësh tri çanta shpine me kozmetika, elektronike dhe shumë libra.
 
Por merr jastëkun tënd
Një jastëk i vogël të bën punë në udhëtime të gjatë. Çdo aeroport shet jastëkë dhe është një çmim i vogël për të paguar që të mos shkatërrosh qafën.
Kufjet që eliminojnë zhurmat janë miqtë më të mirë
Nëse nuk t’i mban xhepi atëherë ca tapa veshësh cilësore janë opsion i mirë.
Ndërto një tendë me shall
Në mundësitë kur asnjë nuk është ulur para apo pas teje dhe je nga dritarja, hap ndonjë shall të lehtë dhe vendosi në sediljet përkatëse për të krijuar hapësirën tënde.
Merr me vete një maskë për sytë
Është e dobishme kur fluturon gjatë ditën, apo kur një person pranë teje ka veshur rroba qesharake.
Vishu si duhet
Vish të lirshme e të rehatshme, nuk je aty për t’i bërë përshtypje kujt. Kujtohu të marrësh shtresa nëse bëhet ftohtë dhe mos harro të marrësh pizhamet.
Përpiqu të qetësohesh
Bëj ç’të mundesh, medito, dëgjo muzikë qetësuese ose bëj ushtrime frymëmarrjeje, jo vetëm do ë të ndihmojnë të flesh më lehtë, por ndihmojnë edhe mendjen në përgjithësi. Dhe nëse dështojnë, ka gjithnjë valium.
Batanijet e udhëtimit ekzistojnë për një arsye
Mos merr ndonjë gjë shumë të trashë, ( pasi duhet t’i gjesh vend në valixhe), por sigurohu të të mbajë ngrohtë sa duhet kur ajri i kondicionuar ka shpërthyer. Kashmir është alternativa më e mirë. Përndryshe, bli një batanije në stil ponçoje stiluar për udhëtime.
 
 
Shkarko filma në tablet
Sistemet argëtuese të fluturimeve jo gjithnjë janë të besueshëm.  Ndonjëherë dështojnë, do të ishit i lumtur të kishit diçka rezervë.
Kariko pajisjet
E fundmit gjë që do të doje është që iPad-i të ishte pa karburant në gjysmë të rrugës. Sidomos kur nuk punon as sistemi i argëtimit në avion.
Qëndro shëndetshëm
Të ulesh në një tub metali për një pjesë të ditës nuk është e mirë;  lufto dehidratimin dhe trombozat - dy armiqtë më të mëdhenj në qiell, duke pirë ujë rregullisht, shtendosu dhe ec nëpër kabinë.
Ruaj higjienën
Kjo është për të mirën e të gjithëve. Merr me vete kozmetiket në çantën e dorës dhe sigurohu të lash dhëmbët, të hedhësh  pak deodorant dhe të ndërrosh rrobat. Vetëm sigurohu t’i bësh në banjë.
Bëhu kreativ
Rrallë të bie rasti të qëndrosh ulur kaq gjatë, pak a shumë pa shpërqendrime, përse të mos e shfrytëzosh, merr një bllok shënimesh, një fletore vizatimesh apo diçka që ushtron  anën e djathtë të trurit.
Bëhu produktiv
Nëse ke nevojë për laptopin, mund të jetë mundësia më e mirë për të vazhduar me punët që duhet të bësh. Bonus: të gjithë do mendojnë se je biznesmen.
 
Miqësohu me ekuipazhin
Mund të bësh  një përpjekje aktive për të qenë i sjellshëm. Jo vetëm që do të rrisë shanset për një trajtim preferencial, por gjithashtu do të bësh i diçka të këndshme për njerëzit që kujdesen për ju.
Merr me vete vakte ekstra
Ushqimi në avion jo gjithnjë është i bollshëm, as në fluturimet e gjata dhe është e rëndësishme të jeni i ushqyer mirë. Mos ekzagjeroni, por nuk i bën keq askujt të kesh ca çokollata në çantë.
Kurdis orën
Është e rëndësishme të mësosh  veten me orën e vendit ku do të shkosh. Sapo të hipësh  në avion kurdis orën dhe kështu të ndryshosh edhe rutinën.
Pi
Një nga aktivitetet rekreacionale në avion, është të pirit.  Alkooli është zakonisht falas në fluturimet e gjata dhe mund ta bëjë të gjithë çështjen më interesante.
Mos pi
Thënë këtë, mos e trajto alkoolin si një mënyrë për të përballuar fluturimin. Do të të duhet të përdorësh ato banjat e tmerrshme shumë më shpesh, plus edhe që alkooli është dehidratues dhe jep  probleme me gjumin. Për të mos folur për dehjen. Pi me moderim!
Bëj bisedë të mirë
Shumë njerëz shteren kur personi ngjitur është shumë fjalaman, pot mund të ketë edhe gjasa të ulesh pranë dikujt interesant dhe miqësor. Mos shqetëso askënd nëse nuk është e nevojshme, por mos ki frikë të bësh një bisedë me fqinjin. Fluturimet e gjata janë të mërzitshme.
Mbërri  në zen të plotë
Problemet e vogla mund të duken si padrejtësi të mëdha kur ke ngecur në avion dhe mund të duket e parëndësishme,  mbaj  diçka në mend: me t’u ngjitur në ajër, nuk ke ç’bën. Je në avion derisa të zbresësh. Mbyll sytë, merr frymë dhe bëj paqe me të vërtetën dhe befas avioni pa alkool nuk do duket problem shumë i madh.